Qëlloi policin gjerman, pas 32 vitesh kapet në Shqipëri

23 Shtator 2016, 14:55Kronika TEMA

Personi që sot është 58 vjeç, që prej fillimi të vitit 2016 ishte në fokus të kërkimeve të policisë gjermane, e cila kishte shenjat e gishtërinjve të tij.

Në qershor të vitit të largët, 1984 në atë kohë 26 vjeç ai kishte qëlluar me armë një polic gjerman në Hannover. Kjo kishte ndodhur pasi ai bashkë me një tjetër person kishin grabitur një dyqan të mjeteve të lundrimit ndërsa polici që banonte mbi atë atë dyqan, kishte ndërhyrë. Ai kishte marrë plagë të rënda.

Që nga ai vit, shqiptari kishte humbur çdo gjurmë, për t`u gjetur sërish pas 32 viteve, në Tiranë, Shqipëri.

Kështu, shkruan Hannoversche Allgemeine, e cila thotë se personi që sot është 58 vjeç, nga fillimi i vitit 2016 ishte në fokus të kërkimeve të policisë gjermane, e cila i kishte shenjat e gishtërinjve. Në hetime është përfshirë edhe Europoli, shkruan albinfo.ch. Aksioni i arrestimit është bërë në bashkëpunim me policitë e Monakos, Kosovës, Maqedonisë dhe së fundi, edhe të Shqipërisë, ku operacioni u përmbyll me sukses.

Në bazë të përshkrimit të rrethanave dhe vendeve ku ai ka frekuentuar, i arrestuari thuhet se është  shqiptar nga Kosova.

Prokuroria Shtetërore e Hanoverit tani po punon për ekstradimin e personit të fjalë nga Shqipëria.

Krahas tij, në sulmin e bërë në vitin 1984 kishte marrë pjesë edhe një person 19 vjeç. Ai ishte kapur dhe dënuar me tre vjet burg për të rinj

4 komente në “Qëlloi policin gjerman, pas 32 vitesh kapet në Shqipëri”

  1. kurt kurvnori nga singapori says:

    kur esht fjala per me vendos drejtesin per veten e tyre,perndimi e ben,por po te jesh shqiptar,ta marrin te drejten sy m sy dhe askush s ta jep te drejten,sot e mot.

  2. gambo says:

    E MER TEDESK,,,JU JENI SHTET,,,VONONI POR KURR NUK HARRONI,,,,,SA SHEKUJ DO NA DUHEN NE PER TE ARRITUR NJE SHTET TE TIDHE,,, HALLALL PLAKO JU E KENI HAK JETEN,,,,

  3. Konica says:

    Sikur ta zbatonte Shteti i Shqiperise ligjin si Gjermanet per tera krimet e renda duke perfshire dhe tradhetine, do kishte mbi 50.000 te arrestuar dhe denuar per jetë ne burg.
    Rraca Shqiptare do begatohej dhe do vinte ne nivelin e kombeve dinjitoze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje