Pjerin Ndreu: Ja ç’po ndodh me drogën në Shqipëri

23 Shtator 2016, 09:50Kronika TEMA

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, njëherësh anëtar i komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare, tha se fillesat e kanabisit në Shqipëri janë vitet ‘95, ‘95, ’96, atëherë kur siç theksoi ai, në pushtet ishte Partia Demokratike.

I ftuar në emisionin e mëngjesit në Vizion Plus, Ndreu, një ish-funksionar i lartë i Policisë së Shtetit në kohën e Nanos, mbrojti idenë se qeveria po e lufton sa mundet drogën, dhe se kjo është një luftë e vazhdueshme që askund nuk është fituar plotësisht, siç ceku Ndreu, as në SHBA.

Faktit që trafiku i kanabisit tashmë është sofistikuar në forma, Ndreu iu përgjigj duke thënë se sa më e ashpër të bëhet lufta ndaj këtij trafiku, aq më të sofistikuara do bëhen dhe format e trafikimit. “Sigurisht që sot nuk mund të bëhet me mushka”, tha Ndreu.

Edhe ai, si arritje të madhe përmendi Lazaratin, ku tha se ishte një industri e mirëfilltë e drogës.

Dhe për dallim me situatën e sotme, Ndreu tha se sot nuk ka territor të pashkelur dot nga policia siç ndodhte me Lazaratin.

1 komente në “Pjerin Ndreu: Ja ç’po ndodh me drogën në Shqipëri”

  1. Kazan plehrash" Xhafaj+Shalci' says:

    spiun i djallit…na tregon dhe perralla me mbret…e kush te beson ty mo derezi…po te kishte droge do kishim edhe plehra si ju, apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje