Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në kryeqytet.
Ai është gjetur pranë zonës së Linzës.
Nga informacionet paraprake mësohet se ai është G.Ç. 50 vjeç.
Forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të ditur se viktimës i është gjetur në dorën e djathtë një armë zjarri.