“Trafikant, por dhe budalla”/ Policia italiane arreston shqiptarin që rezervonte në restorant, edhe pse në kërkim...

21 Shtator 2016, 19:16Kronika TEMA

Një shqiptar i kërkuar prej dy vitesh për trafik droge është arrestuar sot nga policia italiane.

I arrestuari është Fatbardh Demaj, 38 vjeç.

Ai rezulton i dënuar që prej korrikut të vitit 2014.

Demaj iu arratis policisë ndërsa ndodhej në arrest shtëpie në dhjetor të vitit 2013.

38-vjeçari bëri një gafë të trashë.

Ai u zbulua nga policia pasi kishte rezervuar në një hotel në Altopascio, në Firence.

Policia u vu në dijeni nga sistemi i alarmit për njerëzit që kanë probleme me drejtësinë dhe që bëjnë rezervime në hotele.

Menjëherë pas kësaj, policia shkoi në hotelin në fjalë dhe arrestoi shqiptarin e kërkuar që tashmë do të duhet të kryejë një dënim prej shtatë vite e një muaj burg.

2 komente në ““Trafikant, por dhe budalla”/ Policia italiane arreston shqiptarin që rezervonte në restorant, edhe pse në kërkim…”

  1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆: says:


    Tobestrafullah
    Vallahi, bilaj
    Ky nuk qenka Dem-aj
    Ky qenka Kar-aj ?
    .
    Shumë inteligjent
    Dhe pse në kërkim
    Shkon e hapet bythësh
    E bën prenotim.
    .

  2. Kiu says:

    Ndajeni mendjen: hotel apo restorant???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje