Policia italiane shkaterron rrjetin e vellezerve Poti nga Saranda

21 Shtator 2016, 13:13Kronika TEMA

Dy vëllezërit shqiptarë nga Saranda, Dhimitër e Xhevahir Poti, të arrestuar në muajin maj në Belgjikë ishin drejtuesit e organizatës së trafikut ndërkombëtar të drogës, e cila një ditë më parë u shkatërrua nga operacioni Ring New i policisë së qytetit të Breshias.

Nga ky operacion u arrestuan 99 persona, e 196 persona të tjerë u vunë nën hetim. Ky informacion u bë publik nga koloneli i policisë së Breshias, Michele Esposito, i cili për mediat italiane ka theksuar rëndësinë e koordinimit gjyqësor të agjencisë europiane Eurojust në realizimin e suksesit të këtij operacioni.

Me anë të hetimeve, synuam të identifikojmë nivelin e shitjes me shumicë të drogës, fakt që na çoi në zbulimin e organizatës ndërkombëtare greko-shqiptare në trafikun e drogës. Mundëm të zbulojmë strukturën e kësaj organizate e lidhjet e saj me organizatat kriminale italiane të mafias. Trafikantët shqiptarë bashkëpunonin me mafiat më të fuqishme italiane”, shprehet ai.

Sipas hetimeve, organizata kriminale e cila ishte ngritur nga dy vëllezërit shqiptarë, Dhimitër e Xhevahir Poti, kishte mbështetje logjistike nga mafiat italiane gjatë operacioneve të tregtimit të drogës duke e shpërndarë në territor sipas influencës së çdo familje mafioze.

Por emri i tyre është përmendur edhe më herët në media. Ata janë arrestuar pak kohë më parë në Belgjikë si pjesë drejtuese e organizatës ndërkombëtare të drogës të “Escobarit të Ballkanit”, goditur së fundi në Greqi.

Dy vëllezërit Poti, janë në hetim dhe nga policia e prokuroria shqiptare prej vitit 2015 ku në muajin nëntor, drejtësia greke kërkoi informacion për firmën CHIM PORD në pronësi të Dhimitër Potit.

Në belgjikë vëllezërit Poti janë prangosur në kushtet e flagrancës me 100 kg kannabis dhe afro 20 mijë eurove. Por kjo nuk është akuza e vetme ndaj tyre, pasi dyshohet se nën kryesimin e Dhimitër Potit grupi i tyre kish krijuar kompani fiktive transporti me qendër në Bullgari dhe filial në Greqi e Belgjikë. Tani i shtohet edhe ajo e drejtimit të një rrjeti ndërkombëtar trafiku droge me qendër në Belgjikë.

6 komente në “Policia italiane shkaterron rrjetin e vellezerve Poti nga Saranda”

  1. Flamur says:

    Ndoshta jam gabim por kto dy vedhezer un e di qe jane Kuksian.

    1. Vladimiri says:

      Je i sakte Flamur. Vellezrit jane nga Kukesi. Shkrimi me lart te jep pershtypjen se: ose eshte shkruar nga nje injorant i klasit te pare, ose eshte sponsorizuar nga Klement Balili. Me lart permendet organizata “Escobarit te Ballkanit”, e cila ne te vertete nuk eshte organizate, por epiteti qe i kane vene Klement Balilit.
      http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/ja-kush-eshte-klement-balili-baroni-shqiptar-i-droges-ne-ballkan-foto-198861/
      Bravo TEMA!!!!!

  2. Alban Luma says:

    Ashtu eshte. Nga Kukesi jane. Njeri prej tyre ka nderruar emrin. E kane pase shtepine te lagje nr.1 ne Kukes .Jane me origjine nga Bushtrica.Jane djemte e Latif Potit, ish punetor ne Uzinen e Bakrit.Keto kane ikur pas demokracise jashte ne Greqi.Ne Kukes njihen per djem dhe familje e mire.

    1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

      burra te ”mire” ne vatan,beqira sunite neper evrope…………….tipiko per turkoshqipfolesit!

  3. eli says:

    Mateo Renzi te jape menjehere doreheqjen!!!

  4. MALSORI says:

    NUK JANE SARANDJOT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje