Kryeredaktori shkarkohet me një fjalë goje, Mentor Kikia: Do investigoj

21 Shtator 2016, 12:44Kronika TEMA

Lajmi i shkarkimit nga detyra të kryeredaktorit të lajmeve në Top Channel me sa duket është i vërtetë. Vetë Mentor Kikia, i pyetur nga Express thotë se ende nuk ka një komunikim zyrtar nga kompania por lajmi për largimin e tij është dhënë gojarisht nga drejtori i informacionit në mbledhjen e mëngjesit.

“Mua me shkrim nuk më është komunikuar asgjë, sepse unë kam një kontratë me kompaninë. Ka pasur një komunikim formal me gojë nga drejtori i informacionit në mbledhje që Mentori nuk do të jetë më kryeredaktor i lajmeve edicionit të drekës që unë mbuloja pa dhënë arsye.

Nëqoftëse kompania do më komunikojë një vendim zyrtar unë do ndjek rrugët e mia zyrtare, kontratën e punës unë e kam me kompaninë, nuk e kam me drejtorin e informacionit. Sa për aludimin që është për arsye të replikës me Anika Doklen nuk besoj që është e vërtetë. Ai ishte një komunikim mes një qytetari dhe një mjekeje të cilën e akuzova publikisht në një aferë në të cilën isha dëshmitar okular.

Mund të ketë një arsye tjetër të cilën unë do ta investigoj dhe pastaj në një moment të caktuar do të flas edhe vet. Por ende pres një komunikim zyrtar nga kompania, nuk do të flas mbi bazë dyshimesh tani për tani, në momentin që do ta bëjnë zyrtare do të jap edhe unë versionin tim.”

Gazetari dhe kryeredaktori Mentor Kikia është një nga emrat më të vjetër në departamentin e informacionit në Top Channel.

28 komente në “Kryeredaktori shkarkohet me një fjalë goje, Mentor Kikia: Do investigoj”

  1. SHqiponja says:

    Hajde Albanistan hajde !!!

    1. Celo Mezani says:

      Dikur kur Rama ishte kryetar Bashkie ne pikun e tij ne bashki, tek Topi te hiqnin nga puna po te shaje Ramen.
      Tani te heqin nga puna po te demaskosh (si hajdute) dike qe rri gjithe diten duke shkruar kunder Rames.
      Fatkeqesi me madhe qe Top-Channel, kanali qe beri revolucionin ne mediat dhe mendjen e shqiptareve, po kthehet ne Klanin e kohes se Gerdecit, dhe Klani po kthehet ne Klanin e shumefishuar.
      Mediat shqiptare jane me minimumin e tyre historik qe nga koha e Alfons Gurashit dhe Tefta Radit ne RTVSH. Perversitet dhe korrupsion ne cdo qelize. Gjobevenes me aftesi mafioze. Jane zhytur ne lluce me te thelle se vete politika dhe kjo eshte e rende. Eshte shume shume e rende per nje komb.
      Koha per ti bojkotuar. Mediat i bejne leket prej audiencen. Leri pa audience dhe do vdesin.

      1. Edkari says:

        gje kujt i ka futur duart ne xhep mjekja
        se e akuzove se ashtu te mesuan.
        mbaje vete pergjegjesine dhe ke fat
        qe mjekja eshte zemer madhe e
        nuk te denoncon ne prokurori si shpifes ordiner.

    2. Adriatik says:

      Mentor ja perplase mire ne fytyre asaj plehres qe ben dhe moralisten dhe te ndershmen po qe eshte super e korruptuar me fakte, prova.

      Mos ca koke se i ke krijuar vetes aq vend sa
      Mos te vuash per nje vend pune.

    3. ☆~.Gopisti i NSHRAK-utt~☆ says:


      Unë këto dy ngjarje
      S’i lë dot pa lidhur
      Duket bllof të thuash
      Koincidencë e hidhur.
      .
      Erë mut kjo punë
      E do shkojë xhaba
      Faj nuk ka Anika
      Fajin e ka baba ⁉⁉
      .
      P.S.
      Po ju gazetarët
      Tjetër lajm nuk keni
      Ne s’po na zë gjumi
      Çfarë do bëjë Beni?

      .

    4. Meritokracia says:

      Turp per Top channel. Nuk shikohet me. I qofte e lehte udha per ne ferr me Ledionin.
      Qe sot do ta prish abonimin. Me vjen sh.kew se ka wene njesh deri para 3-4 vitesh.

  2. Gzimi says:

    Ti o Mentor je njeri i drejte. Po nuk mund te punosh me plehrat e Digitalb e Top Channel. Eshte koha e ndyresirave…

    1. LORA says:

      Me ne krye felliqesire s.palla.

    2. keli says:

      ti mentor je nje gazetar pa identitet, mire bejne qe te largojne, tere jeten servil asnjehere nuk ke shkruar me identitet

      1. kokpalari 21 janarit says:

        Ama ti paske qene kryeredaktori i lajmeve te Topit mo?
        Lajme me koti nuk ka kanal ne Albani
        Po tu hiqje siglen e Topit dukej sikur shikoje Tv Kashari
        Problemi i madh aty ne top nuk jane ato femrat e rritura te Tanit te shkrete, por fakti qe keta qe punojne aty kishin vite qe nuk punonin me, por vetem vilnin leke me pune te dyta, duke perdorur audiencen e Topit.
        Gjynaf se ishte pasuri kombetare, po punen po e le, te la

  3. Briklona says:

    E po te shkarkohesh per nje llafazane si Anika , kjo s’ka by…. te rrije!
    Z Kikia , si do qe te ndodhe ti do te jesh nga me te besuarit nder koleget e tu qe jane me “qafsh moj shege” !!

  4. Visi says:

    Keta te Top Channel jane ne krize. Jam dakort me komentin e Gezimit. Ka nderhyre Namik Dokle tek Sokol Balla per te mbuluar m…t me sh….rr, te Anikes. Turp e faqja e zeze Sokol Balla. Vertetohet plotesisht se nuk i duan gazetaret e pavarur. Duan sejmen. Mentori nuk eshte i tille, kush e njeh e di se çfare djali eshte e profesionist i vertete.Nuk ka lene plazh te Shqiperise pa pastruar me te rinje e te reja qe e duan vendin e tyre nga pislleqet e arnauteve. Redaksia e lajmeve te Topit do te humbasin shume.
    Tung Menti

    1. Raimond vlonjati says:

      Po shum mire ky te vendoset Pastrusi i plazhit

  5. aaaaaaaaaaaa says:

    U ringjallen kohet e vjetra. Bravo ripjelljes palloshiste.

  6. asd says:

    Kam patur nje kontakt pune me Top Channel para disa viteve per ndertimin e nje website. Pas disa javesh bashkepunimi ne zyrat e Seksionit Grafik te TCH (te cilet me kushtezuan qe e gjithe puna te behej ne komputerat e tyre)… dhe pikerisht kur erdhi puna tek pagesa, me thane qe nuk ishin me tej te interesuar per projektin. Kerkova te takoj shefin e atehershem qe ishte gjalle, por as qe me priti. Puna perfundoi ne zero. Asnje lek.

    Qe nga ajo kohe nuk e shikoj dot me sy kete kanal. Me vjen per te vjelle kur shikoj logon e tyre. Kuptova qe ne ate vend pune kjo sjellje e zhvatjes dhe denigrimit te punes ishte praktike e perditshme dhe me kedo. Mund te ngrene edhe ne qiell deri sa te shfrytezojne mire pastaj vjen pjesa e shkelmit. Kikia me siguri ka provuar hidherim edhe me te madh por nese ka vendosur te jete gazetar dhe jo sherbetor interesash, mund te ndjehet edhe me i lehtesuar.

  7. Sokol Terihati says:

    Mentor Kikia eshte gazetar profesionist i nivelit te larte.Ai duhet te krenohet per veten e tij.Miku im mos u merzit se eshte koha e maskarenjve.Le te shpresojme se do te mbaroje shpejt kjo situate e neveritsbme.

  8. Rusi says:

    vendim sh idrejte nga Top-Channel….ke humb besimin per te qene i pavarur aq me teper ne nje media prestigjioze…
    si mund te akuzosh 1 mjeke pa asnji prove, duke bere artikull kryekeput vetem per te baltos ate, per statuset e saja ne fb…
    nese je gazetar profesionist apo qytetar sic shprehesh vete (madje deshmitar okluar ne momentin e krrupsionit) ben denoncim ne prokurori dhe jo shantazhe per te mbyll gojen tjereve…

  9. Adem says:

    Jam me Mentor Kikine pavaresisht se jam mjek.

    Nje shkaqet e skandaleve mjekesore vjen edhe nga futja e mjekeve ne vende te pamerituara ne Spitalet Universitare duke mos bere asnje lloj konkursi, asnje lloj eksperience.
    Kjo shkakton qe pacientet sidomos ata rende te mjekohen gabimisht, te sorrollaten dhe te mos marin ndihmen mjekesore te kualifikuar ashtu si e ka emrin -universitare.
    Spitalet Universitare jane mbushur me mjeke fshati.
    Nje nga keta eshte dhe vajza e Dokles duke vulosur keshtu nje nga problemet me te renda ne mjekesine shqiptare krahas keq-manaxhimit spitalor.
    Futja me mik e pa konkurs, vendosja e ketyre njerzve si drejtues duke mos marre vesh asgje nga mjekesia, vendosja e ministrave bulmee te cilet keqmanaxhojne pjesen e spitaleve, nepotizmi , si dhe rrogat e vogla kane falimentuar spitalet dhe kane krijuar here pas here vdekje pacientesh.

    1. Ali pasha says:

      Te lumte goja more doktor! Ky eshte edhe mendimi yne qe sjemi mjek. Fshati qe duket sdo kallauz!

  10. temp says:

    Z. Kika. Nje sygjerim. Kthejuni televizionit ne internet dhe krijoni aty nje kanal te besueshem. Investimi nuk eshte i shtrenjte. Mund te filloni te kerkoni donatore tek on-line-i. Vetem keshtu fitoni besueshmeri. Zululandi eshte nje perpjekje, por i mungon rezultati dhe dinamika e nje programi televiziv.

  11. Lpl. says:

    Nuk eshte me Berisha me share e pershare me te pare e te mramte me lloj lloj metodash te verteta dhe shpfje eshte mbajte ne kembe portokallija fiksi e shume emisjone top stori e te tjera .Tani jo pritni se çfare ndoll ne 2017 ten dhe te paret ju gazetaret di e hani o burgun ose di ju debojne nga Shwiperia se ne skane cfsre na bejne vetem neqoftese na e rruajne te gjithe komunistet .

  12. BUJARI JU DEGJON says:

    Mire ta kane bere! Dhe e ke pak!..
    Kam parasysh “argumentin” tend kunder vajzes se Dokles:”Ajo nuk ia ka kerkuar leket…”
    Atehere,me c’te drejte e akuzon????…
    Apo meqenese populli eshte i ndjeshem ne kete ceshtje dhe ti bere pergjithesim???
    “Te gjithe doktoret marrin” e thone vertet shume veta por kjo ndodh sepse jetojme ne Shqiperi ku sic thote vete populli “te ze me teper e rremja nga e bemja”… Po nuk e beson kete,degjo cfare do te thone per ty mbas disa ditesh qe ta kuptosh…

  13. Alajdini says:

    Mentor Kikia eshte teper i njohur per mungese dinjiteti. I zi ne pamje, i zi dhe ne shpirt. Njeri qe ka shkaterruar familjen dhe po aq tinzar ne shoqeri. me keqardhje per disa nga komentuesit. Te shet fare lire per ti permbushur interesat e veta. Nuk eshte larg Fari Balliut, mikut te hershem te tij.

  14. evgjitngrenesi says:

    kikia,balla,fevziu,bushati etj nje lloj malli jane. formimi i tyre sorrosist-internacionalist eshte ai qe ju lene fushen hapur per 25 vjet salinjve dhe hajduterise ne pergjithesi. i vetmi merak i tyre eshte qe shqiperia te ngelet nje principate e vogel,e manipulueshme nga fqinjet,e varfer(dhe per pasoje e korruptuar). per kete i ka pregatitur sorrosi dhe per kete i ka caktuar ne shtypin shqiptar. ky shkarkim tregon qe ky lloj malli eshte shtuar shume dhe nuk ka vend per te gjithe. po do ja gjeje anen ne ndonje shoqate per arixhinjte,a per te drejtat e kafsheve, lgbt-se,apo per federaten ballkanike. po s’gjeti as aty e ke kandidat me ndonje prej partive te sistemit(lsi ka me shume gjasa). keshtu o popull qe jeni shqetesuar per gazetarin qe lufton kundra identitetit tuaj. nje me pak. fatij pacin te gjithe gazetaret e sotem.

  15. shqip says:

    i vetmi per te cilin kam nje konsiderate te larte. mentor nje sugjerim te lutem. nuk eshte abitati yt shqiperia. as i imi, e as i 70% te popullit qe beson ne principet baze te jetes. jo mentor, eshte vendi i flamur nokes e fahri balliut. eshte i sandrit qe e mban grure me blute e pastaj me te kuqte. te kam pare tek perpiqesh te kontribosh ne pastrimin e territorit. ne sensibilizimin e ngjarjeve e problemeve reale. dhe mire ke bere. po cila eshte kostoja? a mundesh te pastrosh shpirterat e zinj e te trazuar? eshte beteje e pa barabarte. ata te hane. ti je vetem. madje as koleget si ke me vete. ata te klanit vajtojne kufomen berisha. keta te tjeret servilosen ndaj pushtetit te rames. e vetmja gje qe ti mund te besh, eshte te krijosh nje m5s , ku tu çjerresh masken e te zgjosh interesin qytetar. te mendosh qe nje levizje te tille e nisi nje komik ne itali. sot eshte forca e dyte politike ne vend. kete te besh mentor. kam bindjen se shume do te ndjekin. vetem se duhet zgjuarsi dhe vertetesi. nuk e kisha menduar qe top channel, te bjere ne kete pike. ka qene dritarja e vetme ku mund te shihje shqiperine e vertete. duket se pronaret e medias kane harruar ate ç’ka u la tani.

  16. Delli USA says:

    Nuk mund te jap mendim,ne se eshte I mire apo I keq z.Kikia,por shkrimet e tij nuk me kan pelqyer asnjehere,bile dhe kur I kam hapur nuk I kam perfunduar. Per rastin e Dokles duhet te japi fakte,ajo me tha mue,un I thash asaj,keto lloj thashe themesh jan prone dhe te denja per Sali Kriminelin.

  17. Treviso says:

    Nuk e besoj kurre te jete Sokol Balla pre e dikujt, si nga ana e qeverise ashtu edhe nga politika.
    Vendimi duhet te jete marre nga drejtuesit e Topit.
    Ky vendim i pa drejte vetem se do ta çfryje me shpejt topin. Njerzit e ndershem vetem se vuajne por nuk humbin.
    Kete gazetare e kam njohur vetem duke i lexuar shkrimet. Domethane vetem emrin dhe mbiemrin qe i ka vendosur artikujve te shkruar.

  18. Drejtesia says:

    Shqiptaret jane populli me injorant persa i perket njohurive per shendetin e tyre. Jane njerez qe vene diagnoza vete ose pyesin komshiun. Mjeket shqiptare jane medioker dhe shfrytezojne injorancen e pacienteve duke u marre padrejtesisht leke ne spitalet publike ne menyre plateale. Shqiptari eshte i vetmi pacient qe nuk pyet Se kush eshte mjeku qe e kuron por mjafton t’i jap leke dhe doktori e sheron. Zgjou o komb injorant. Ketu i mbyllet goja atij qe kritikon kete sistem te kalbur. TURP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje