VIDEO/ Sherr në urbanin e Kamzës: Nuk pagoi biletën, fatorino i çan veshin udhëtarit

21 Shtator 2016, 11:54Kronika TEMA

Para pak minutash në urbanin e Kamzës ka plasur një sherr masiv.

Shkak është bërë një udhëtar që nuk ka pranuar të paguante biletën.

I acaruar, fatorino i bën presion, ndërsa udhëtari i është kthyer duke e ofenduar.

Pas kësaj ka plasur sherri me grushte, ndërsa faturinos i bien lekët.

Sipas raportuesit, zotëria që ka refuzuar të paguajë biletën ka tentuar t’ia marrë lekët, ndërsa faturinoja e ka goditur më fort, duke i carë veshin.

Por, sherri nuk ka mbaruar me kaq, pasi urbani ka ndaluar dhe personi që kontrollon biletat ka dalë në mbrojtje të faturinos duke e goditur me shuplakë zotërinë e gjakosur.

1 komente në “VIDEO/ Sherr në urbanin e Kamzës: Nuk pagoi biletën, fatorino i çan veshin udhëtarit”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    sunite dhe gjak………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje