Vdekja e Fatmir Sulajt në burgun e Shënkollit, babai i viktimës: Ja si po na varrosin dhe ne përsëgjalli!

21 Shtator 2016, 11:21Kronika TEMA

Pas afro dy muaj nga humbja tragjike e Fatmir Sulajt, të dënuarit në burgun e Shënkollit, familjarët do të rrëfejnë makthin e tyre nga humbja e 30-vjeçarit në rrethana misterioze. Nuredini, babau i viktimës ka treguar për ecejaket e tij në dyert e prokurorisë në Lezhë si dhe të burgut në Shënkoll, por pa marrë njjë përgjigje konkrete.

Djalin nuk e kishim menduar se do ma sillnin të vdekur autoritetet e burgut, ata të cilët më kërkuan të asistonin në ceremoninë e varrimit, pa dhënë ndonjë detaj nga humbja e jetës. Ndonëse mosha dhe sëmundja  më kanë rënduar, një tjttër stërmundim janë duke e shtuar në familjen time dhe moskokçarja nga autoritetet e drejtësisë për atë çka i ndodhi tim biri në burgun Shënkoll”, thotë Nuredin Sulaj për Tesheshi.com, në një gjendje dëshpëruese.

Fatmir Sulaj humbi jetën në qelitë e këtij burgu me 30 korrik të këtij viti, ndërsa nga autoritetet e burgut janë dhënë disa versione pas ngjarjes. Drejtuesit deklaruan se një mundësi e humbjes së të riut nga Miloti ishte ajo e djegjes me anë të një bombule gazi, e hedhur nga një tjetër i burgosur nga dritarja e qelisë pranë, si rezultat i konfliktit ndërmjet grupeve rivale.

Ndërsa versioni tjetër është ai nga pakujdesia gjatë gatimit, ku si pasojë dhoma e të burgosurve është përfshirë nga flakët, dhe i riu siç duket se është asfiksuar. Por familjarët nuk i binden asnjërit nga ajo çka është thënë nga drejtuesit e burgut. Sipas tyre viktima nuk ka patur shenja djegjeje, ndaj ata kërkojnë zbardhjen e çështjes për t’u qetësuar së paku nga brenga gërryese e dyshimeve dhe hamendjeve, tashmë që ajo më e madhe është humbja e jetës së tij.

1 komente në “Vdekja e Fatmir Sulajt në burgun e Shënkollit, babai i viktimës: Ja si po na varrosin dhe ne përsëgjalli!”

  1. krysho ludovik says:

    ku eshte tope chanelli
    ta shpallim hero ta mbulojm me flamur
    i kan hequr zemren …
    … o me fal ky shenkolli nuk qenka ne greqi qenka ne shqiperi
    cngaterroni me keto emra grek, nderrojeni kete emrin e katundit sic ka thene edhe kreshniq spahiu bejeni gazi sulltan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje