Burgim i përjetshëm për të akuzuarit e vrasjes së dyfishtë te “Lulishte 1 Maji”

21 Shtator 2016, 10:23Kronika TEMA

Prokuroria ka dhënë pretencën për të akuzuarit e vrasjes së dyfishtë të ndodhur një vit më parë te “Lulishte 1 Maji”.

Sipas prokurorisë, është provuar se të pandehurit Sael Sulaj dhe Vasiel Cavo janë vrasësit e Kevin Rugovës dhe Aurora Oskian.

Vrasja e dyfishtë ndodhi tetorin e kaluar.

Objekt i atentatit ishte Elvis Gaçaj, që udhëtonte me viktimat e që mbeti i plagosur.

Atentati erdhi pas një konflikti për drogën mes autorëve dhe Gaçajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje