Rrahja e biznesmenit libanez u porosit nga ndërtues në fushën e turizmit?

21 Shtator 2016, 17:03Kronika TEMA
Rrahja e biznesmenit libanez u porosit nga ndërtues në fushën e

Policia e Durrësit ka zgjeruar rrethin e të dyshuarve për rrahjen e libanezit Faadi Mitrit. Dyshohet se të implikuar në ngjarje janë 11 persona, mes tyre edhe ndërtues ne fushen e turizmit.

Lista me emra konkret eshte perpiluar nga grupi i hetimit ne  Durres, per dhunen nga Faddi Mitrit biznesmenit qe do te investonte 450 milion dollare ne Gjirin e Lalezit.

Lajmi mesohet nga burime te besueshme te antikrimit ne qytetin bregdetar. Identifikimi i tre personave si  autor të dyshuar dhe arrestimi i njerit prej tyre,  nuk ka mbyllur hetimet, por po kerkohen te tjere persona të perfshire në ngjarjen e rende. Dyshohet se ajo eshte porositur dhe paguar, thane burimet per ABC News.

Nderkohe qe ne dy komisariate, Shijak dhe ne Durres vazhdojne te shoqerohen persona per per tu marre ne pyetje. Jane kryesisht banore te Sukthit dhe te Katundit te Ri.

Nga deshmite e tyre jane ngritur dyshime, që porositësit e rrahjes së biznesmenit  mund të jenë biznesmen të tjerë të cilët pretendojnë pronësi toke në Gjirin e Lalëzit, ashtu sikurse edhe për shkak të konkurrencës së ndërtimeve të resorteve në këtë zonë.

Disa persona pjesë e listës së të dyshuarëve sipas grupit hetimor, janë marrë në pyetje, për tu lënë më pas të lirë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 shtator. Faadi Mitri u dhunua në rrugën e Rinasit  ndersa po udhetonte me familjarët e tij. Aktualisht ne burg per ngjarjen eshte Skender Kraja, ne kerkim Landi Muharremi, Arben Merkuri. Kurse Mitri bashke me firmen e tij u largua nga Shqiperi pasditen e marte.

3 komente në “Rrahja e biznesmenit libanez u porosit nga ndërtues në fushën e turizmit?”

  1. Teodori says:

    Kjo nuk eshte rrahje, por tentative per vrasje. Shteti duhet te jete shume i ashper, ligji duhet te veproje ne maksimumin e mundshem , ne te kunder Shqiperine nuk do te duan ta shohin me sy vete shqiptaret dhe jo me te huajt per te sjelle kapitalet e tyre. Siguria,qetesia dhe rendi jane elementet me te domosdoshem per thithjen e investimeve dhe hapjen e vendeve te punes.

  2. vito says:

    Mes tyre duhet te jene edhe Argita Berisha edhe Monika Kryemadhi.

  3. nuk ka tym pa zjarr says:

    450 miljone per nje resort?????
    Hemmmmmm. Si e fryre me duket mua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje