Detaje të reja dalin vrasja e 29-vjeçarit Ardjan Mesiti i cili u masakrua me thikë të martën nga bashkëfshatari i tij pas sherrit për një vajzë në fshatin Llallë të Gramshit. Autori është 25 vjeçari Arlind Llalla, çoban në një nga stanet e fshatit.
Burime nga policia lokale thanë se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt për motive një vajzë, i cili nisi në lokalin e fshatit.
Viktima e ka goditur me grusht Llallën i cili është larguar për në stan për tu kujdesur për bagëtitë, por duke ikur i ka thënë se nuk do ta linte me kaq këtë ngjarje.
Mesiti e ka ndjekur dhe e ka goditur sërish çobanin duke e kërcënuar të mos ngacmonte më kusherirën e tij.
Pas disa orësh, Llalla e ka thirrur në takim për “tu sqaruar” ndërsa me vete kishte marrë edhe shokun e tij Xhuljan Kokoneci, 39-vjeç.
Ata i kanë zënë pritë në rrugën automobilistike dhe 25-vjeçari e ka goditur me një thikë që mbante me vete.
29-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjeve me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.
Më pas autori është arratisur në mal, por policia ka mundur ta vërë në pranga në orën 04:00 të mëngjesit të djeshëm.
Ai i ka thënë policisë se viktima e kishte goditur i pari dhe se ky është vetëmbrojtur me një thikë që kishte me vete.
Identifikimi i autorit u bë pasi ai harroi në vendin e ngjarjes xhupin dhe celularin e tij.
gjithcka mashtrim ajo eshte vrasje e paramenduar dhe nuk kan qen vec ata te dy po me shum Ardjan Mesiti isgte shum i fuqishem dhe nuk mund ta godiste vetem nje apo dy po kan qene 4 e me shumpolicia duhetta zbardh mir ngjarjen ose ne te kundert do i shkoim nefamiljaret e ti deri ne fund
Epo ne shqiperi keshtu i kalojn he se jam miku filanit…ardjan mesitin e pren ne bes dhe i ben prit normal qe ishte vrasje me paramendim…ardjani esht nis per sqarim si burr me koqe qe ishte atij i esht ber prit nga me shum se 6 persona dhe nuk esht perleshur fare esht goditur befasisht me qellim qe ti ti shkaktonin vdekjen…me ardjanin jo 1 as 5 po as 30 nuk haeshin dot se ja u qinte ropt vetem aq karderr dhe i fuqishem ishte…vrndosni dtejtesi o shtet kurvash se ishte alamet djali ja q ropt…nuk e meritonte ajo familje e ndershme kete tragjedi…