Vajza nga Vlora i zë pritë italianit pasi e pushoi nga puna: "Do të vras!"

21 Shtator 2016, 20:43Kronika TEMA

Një 30 ­vjeçare nga Vlora ka kërcënuar një shtetas italian që jeton dhe punon në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku M.M., 30 vjeçe, banuese në fshatin Nartë, i ka bërë “pritë” italianit.

Nga denoncimi i bërë nga shtetasi italian L.M., 45 vjeç, vajza e ka kërcënuar me fjalë atë pasi mendohet që ai e ka pushuar nga puna.

Policia e Vlorës ka referuar materialet pranë Prokurorisë së rrethit Vlorë për 30­vjeçaren, e cila do të akuzohet për “Kanosja serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje