Rama tregon bisedën në zyrë me Faadi Mitrin, biznesmenin libanez që u largua me barrelë nga Shqipëria

22 Shtator 2016, 12:24Kronika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvend për biznesmenin libanez Faadi Mitri, i cili u masakrua dhe u detyrua të largohej me barrela nga Shqipëria.

Rama duke iu përgjigjur akuzave të Berishës dhe opozitës, tha se fajtor për këtë që ndodhi është gjykatësja e korruptuar dhe sistemi i drejtësisë që la qeveria e Berishës.

Sali, koha jote ka vdekur, lëre kohën tënde, se sa herë merr fjalën do të na cosh për vizitë në varrezën e kujtimeve të tua.

Ato thuaja vetës para pasqyrës, pasi sot para pasqyrës sipërmarrësi që u largua mund të shikojë plagët e sistemit që ngrite ti.

Ai sipërmarrës që u largua ka ardhur në zyrën time pasi ne kemi marrë detyrën dhe më ka parashtruar nga a në zh të gjithë kalvarin e zvarritjeve dhe të tmerreve të viteve të tëra kur nuk merrte dot zgjidhje për problem që ishin thjesht e vetëm të natyrës administrative”, tha Rama.

Ai ka shtuar se, “këtë drejtësi ne duam ta përmbysim me reformën në drejtësi dhe me vetting-un”, në mënyrë që, siç ka thënë ai, “gjykatëse si ajo të japin llogari”.

Berisha akuzoi nga foltorja e Kuvendit qeverinë për dëbimin e biznesmenëve nga vendi, duke iu referuar rastit të kompanisë libaneze “Omnix”.

“Qeverisë i është ankuar konsulli shqiptar në Liban sepse biznesmenin libanez e ka kërcënuar Besnik Sula me jetë”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, “ndaj kompanisë “Omnix” ka qenë kryeministri Edi Rama që i anuloi dokumentin”.

“Pastaj e rikthyet sepse i morët rryshfet, por i donit rryshfet më të madh, prandaj ai iku”, ka thënë Berisha.

Fjala e plotë e Ramës:

Më bëri përshtypje gjithë ligjërata e parafolëses lidhur me investimet e huaja dhe gjithë recitimi i lotëve të krokodilit lidhur me sipërmarrësin që u bë lajmi i ditëve të fundit, për shkak të dhunës së ushtruar mbi të.

Së pari, investimet e huaja, sipas bilancit të pagesave, në tremujorin e dytë janë 261 milionë euro, që do të thotë tre mujori më i lartë i tre viteve të fundit, nga pikëpamja e parasë së injektuar drejtpërdrejtë në ekonomi falë investimeve të huaja. Por kështu është kur as lexon dhe as kupton. Sali, koha jote ka vdekur. Lërë kohën tënde tani, se sa herë merr fjalën, do të na çosh për vizitë në varrezën e kujtimeve të tua. Ato kujtime mbaji dhe thuaja vetes përpara pasqyrës, ndërkohe që sot, përpara pasqyrës, sipërmarrësi që u largua mund të shikojë plagët e sistemit që ngrite ti.

E vërteta është që sipërmarrësi që u largua ka ardhur në zyrën time, pasi ne kemi marrë detyrën dhe më ka parashtruar nga a-ja tek zh-ja, të gjithë kalvarin e zvarritjeve dhe tmerreve të vite e viteve të tëra, kur nuk merrte dot zgjidhje për probleme që ishin thjesht e vetëm të natyrës administrative. Sikundër ai vete e ka nënvizuar në deklaratën e bërë, qeveria jonë ia ka zgjidhur një më një të gjitha problemet. Pas zgjidhjes së gjithë problemeve administrative, papritur e pakujtuar del dhe jep “dajak” një gjykatëse, e cila kthen në mënyrën më abuzive dhe të paimagjinueshme, pronë brenda zonës së investimit  dhe e kthen pronën në korrik të këtij viti, që bëhet shkaku i shpërthimit të konfliktit.

Atë goditje, ata që ia dhanë, ia dhanë sepse fuqinë e morën nga gjykatat e tua dhe nga gjykatësit e tu, Sali dhe nga sistemi i drejtësisë që ngritët ju, të gjithë bashkë. Sistem që me reformën në drejtësi, ne duam ta përmbysim jo vetëm në letër, por një orë e më parë, me procesin e vetting-ut, që si ajo gjykatësja që bën një kthim prone me motivacionin që ata që e marrin pronën kanë korrur barin aty, si dhe të tjerë të dalin dhe të japin llogari.

Kjo është e vërteta, në qoftë se doni të vërtetën.

Unë nuk po hyj të diskutoj çfarë është thënë, diskutuar dhe përcjellë nëpër media, lidhur me gjykatësen dhe me fijet e interesave të errëta që lidhin vendimin e gjyqit me kositësit  e barit dhe me ty që nuk ke lënë gjë pa thënë dhe shpifje pa bërë, por nuk pate kurajon të ngrihesh e ta mbrosh atë. Hera e parë!

Të mos flasësh ti për një njeri që masakrohet jo nga ata që e goditën, – ata ishin arma, dora që e goditi ishte gjykatësja – këtë duhet  të jesh thjesht e vetëm qorr që mos të kuptosh se ku i ka rrënjët.

Është shumë e lehtë të çohesh sot dhe të ngresh gishtin e akuzës, kushdo qofsh, ndaj kësaj qeverie, por kjo qeveri ka përgjegjësinë e barrën që të merret çdo ditë, jo vetëm me ndërtimin e të ardhmes, por edhe me çminimin e zonës ku operojnë. Kjo ishte një nga ato mina që i vuri pushteti juaj dhe që plasën në këmbët e atij sipërmarrësi. Mjafton t’u referosh fakteve dhe faktet flasin shumë qartë.

Më vjen keq për deputeten parafolëse, që del këtu e reciton gënjeshtra, shpifje dhe me paturpësinë më të madhe ngre gishtin e akuzës ndaj qeverisë për atë që ndodhi atje. Një pyetje duhet t’ua bëni vetes; Si ka mundësi që barbarizohet një sipërmarrës dhe Saliu që flet për çdo gjë dhe nuk lë shpifës digjital pa e promovuar në tabletën e fletërrufeve digjitale, nuk hap gojën për atë që barbarizohet?

Sepse Saliu ka një arsye për të mos e hapur gojën. Goditja e sipërmarrësit nuk i ka ardhur nga klima e biznesit që ka krijuar qeveria, nuk i ka ardhur as nga interesa të dukshme e të padukshme të kësaj qeverie, por i ka ardhur nga gjykatësja, e cila në korrik të këtij viti ka dhënë një vendim që është një nga skandalet më të mëdha në historinë e abuzimeve me të drejtën në Shqipëri. Kositësi i barit bëhet pronar dhe i kthehet prona aty brenda ku do zhvillohej investimi dhe nga kositës fiton të drejtën që, si pronar i revoltuar, të ngrihet ndaj sipërmarrësit.

Ai është viktimë  e sistemit të drejtësisë që ngritët ju dhe nuk ka lidhje aspak fare, as me qeverinë, as me vullnetin e qeverisë për të mbështetur investitorët e huaj. Për këtë lexo deklarimin e sipërmarrësit, se çfarë thotë për marrëdhënien me këtë qeveri. Kjo qeveri i ka zgjidhur një më një, të gjitha nyjet që i kishte lidhur qeveria juaj dhe që nuk e linin të lëvizte prej vitesh të tëra. Faktikisht ka pasur të gjithë dokumentacionin në dispozicion për të filluar punën dhe papritur e pakujtuar, kur i zgjidhen të gjitha problemet, i shfaqet një gjykatëse, të cilën Saliu e njeh mirë dhe ekzaktësisht në të njëjtën formë që ka operuar pushteti i Saliut me pronat, vazhdon të operojë edhe në rastin konkret.

Sa u përket investimeve të huaja, mos ngatërroni statusin e investitorit strategjik, se është qesharake, me investimet e huaja. Statusi i investitorit strategjik është një status shumë i veçantë, që jepet me një ligj të veçantë. Fakti që janë dy vetë dy kompani, dy subjekte që marrin statusin, nuk do të thotë që kanë ardhur dy investitorë të huaj në Shqipëri. Referojuni bilancit të pagesave, referoju shifrave të tremujorëve dhe do shikoni se në tre mujorin e dytë është niveli më i lartë i investimeve të huaja në Shqipëri, 261 milionë.  Ju që merrni përsipër ta gjykoni qeverinë, duke e parë atë sipas asaj që do të donit ju të ishte, e morët përgjigjen në Dibër dhe priteni sërish në qershorin tjetër, edhe më spektakolare se ajo që morët në Dibër dhe qark më qark, nga Kukësi deri në Vlorë.

10 komente në “Rama tregon bisedën në zyrë me Faadi Mitrin, biznesmenin libanez që u largua me barrelë nga Shqipëria”

  1. Lal Prenga says:

    E njohim Doktor Mortjen !
    Pse nuk ke be asnje denoncim?! Mund te kishe be me qindra , por te pakten 1 denoncim!!!
    Flet per kalvarin e biznesmenit libanez, pse nuk u jep pergjigje mijera shqiptareve me prone te lire e vendim gjykate, e ti me Ilirin e Moniken nuk u jepni tapite??!!!

  2. Eri says:

    Mire mer mire, po nuk e rrafi Joana ate, e rrafen te forte rruges qe ka per detyre ti kapi Sajmja.

  3. gent says:

    Me barrelë – jo me barrel

    Mr gazetar që nuk di drejtshkrim

  4. Jorgo Nika says:

    Duke lexuar kete artikull me vjen ne mend nje ndodhi e vitit 1995 kur disa bizesmen te fuqishem grek erdhen te ivestinin ne Shqiperin e Jugut per grumbullimin dhe perpunimin e qumeshtit.Ngriten shoqerin”Cajupi “dhe pervec fitimit te tyre mendonin qe te rrisnin nivelin ekonomik te fermereve te mbareshtrimit te deles,dhise,lopeve qe ne jug te shqiperise ishte burimi kryesor i te ardhurav.Ata me thonin problemi i qumeshtit ne jug te Shqiperise nuk eshte vetem problem ekonomoik ,por edhe politik.Punuan 2 vjet duke krehur gjithe tregun kombetar dhe ifrastrukturen e tij per mitrmbajtjen e prodhimeve te qumeshtit.Ivestimi do behej ne Gjirokaster por do grumbullohej qumeshti qe nga Vlora,Berati dhe Korca(qumeshti qe ngelej pa perpunuar nga baxhot tona primitive.)dhe nenproduktet do ndaheshin ne gjithe vendin ne pika moderne frigoriferike qe keta do ivestonin.Projekti ishte 5 miliard dhrami.Ne ate vit filloi te ivestoj per fabrik qumeshti dhe GJALLICA ne Libohove.,te pastronin parat e tyre.Greket nuk u zbrapsen por thonin ne do ndihmojme Gjallicen me gjithe empirizmin e tyre ne kete fushe.Pas ketij ivestimi me thoshin(isha bashkpuntor teknik me ta)do vine ivestime ne fushen e mjekesis dhe me thoshin athere me bizesmenin e asaj fushe qe tani nuk ja mbaj mend emrin.Mbaruam gjithe kalvarin e sorollatjeve dhe ne momentin qe do fillonte ivestimi u kerkua dhe nje leje nga Ambasada Shqiptare ne Athine.Vajta bashke me ivesitorin Stathi Karajani dhe manzxherin Jani Dhiamandi ne ambasad per kete problem.Nenepunesi i ambasades qe kishte mar urdher nga Sala qe mos lejoheshine(pasi Sala i kishte mare leket nga Gjallica)u thote,qe te futeni duhet te paguani kesh 1/4 e shumes pra 1 miljard e 250 miljon dhrami.Grekeve u iku mendje ,por mbaj ne mend si u pergjigjen atij fukarait i thane:Kame dhe disa dhoma ne shtepi bosh ejani t’jua jap juve dhe Sali Berishes ,por me kusht tu q………ne b………Iken ata dhe ivesitori i mjekesis dhe ivestimet i cuan ne Rumani.Mbaroi dhe Gjallica.Pyetja :Si lihet akoma ky njeri i semur te flasi cfer ti thote truri i sermur.PD ka me mijra intelektual ne xhdo skaj te vendit.Si e lejojne akoma kete psikopat?
    Dua te permend shkurt edhe nje tem tjeter.Nuk jame antar i asnje partie por me ka lidhur puna me projekte nderkufitare per shume vite.Me binte ne sy si person shume pozitiv i asaj qeverie ministria e integrimit Majlinda Bregu e cila ivestonte pune si per qarqet e majta njesoj si ato te djathta.Kame shume dokumenta ta vertetoj kete.Por parat duhet ti jipte ministria e brendeshme qe athere ka qene ministri femija me i pa aft qe kam njohur nje Flamur Noka.Ai nuk i zbatonte shkrest e Ministres se Gjirokastra ishte e majt.U thoja shokeve athere qe kjo zonje eshte zonje dhe ky tkjetri eshte nje pleher.Keto muajt e fundit me thone shoket :”Si te doli llafi tamam se majlinda eshte vertet Zonje kurse ai kriminel,nxjer koburen.Ai e di ku e ka vewndin pas ca kohesh u them.
    Z.Mero nqse e zgjata me fal,por nuk di si ta shpreh ate qe ndjej kunder kriminelit Sali Berisha qe vazhdon akoma ti shikojme fytyren e ndyr ne kuvend.Sot jame ne Amerike dhe kame me qindra bashkadhetare qe kete fytyre psikopati e urrejne deri ne ifinit.

  5. Lal Prenga says:

    Duke u bazuar te komenti I Jorgo Nika! Dhe une ne Amerike jetoj, por nuk eshte e vertete qe te gjithe e urrejne Doktor Mortjen! Ate e urrejne vetem shqiptaret, kurse barbaret e kane idhull!
    Ne fillim te viteve 1990 kur barbari Doktor Mortja ishte ne pushtet, importohej djathi nga Bulgaria . Ishte kombinati qumeshtit i rinovuar nga gjermanet por nuk lejohej te hynte ne prodhim. PSE? Eshte shume e thjeshte pergjigja.
    Vetem po te mendojme cfare I beri bujqesise Doktor MORTJA , meriton litarin njemije here! Por, fakti qe Edi Rama nuk ben asnje denoncim, e ben njesoj fajtor!
    Opozita dhe opozita ne Shqiperi nuk ndajen as ne ideologji pervecse te Portofoli!

    1. Lugati says:

      Mir mer mir doktor mortjen e morem vesh …po lugati ripjelljes ka tre vjet po sala i ka bo te gjitha po ky pse nuk vepron athere????????? O lugattttttttt gam gam gam sala n burg vetimgu vetingu perrr perrrr zgjohu o ripjellja karit

  6. Sokol says:

    Kjo ngjarje si dhe shum te tjera tregon se Edi rama me shoke deshtoi te beje shtet dhe nuk eshte i interesuar pervecse te marre hisen e vet bashk me Olsin

  7. albana says:

    Gishtin e mesit,kujt ia ka drejtuar ky?

    1. Lugati says:

      Lugatit kujt tjeter mi albana..e dine te gjithe lugati spo dallim burra gra jane isoj..w kena artist a jo..o firak ku je mer te rujte zoti ke hum fare na myten komunistat shpresoj te jesh mir respekte poshte komunizmi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje