Sekuestrohen 56 mijë litra solar kontrabandë në Elbasan

22 Shtator 2016, 13:52Kronika TEMA

Të mërkurën Antikontrabanda e Doganave sekuestroi në Elbasan rreth 56 mijë litra solar kontrabandë, pas një kontrolli për produktet energjitike, për të cilat paguhet akcizë.

Një autobot me targë AA319/ABR050 që shkarkonte solar u konstatua se kishte dokumente të falsifikuara.

Për pasojë, u krye arrestimi i drejtuesit të mjetit, shtetasi E.D., lindur e banues në Lushnjë, për veprën penale “kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë” dhe “falsifikim dokumentacioni”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje