Guardia di Finanza kap një mjet lundrues të dyshimtë në Bari, u njoftua nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare

23 Shtator 2016, 10:44Kronika TEMA

Guardia di Finanza kap një mjet lundrues të dyshimtë në brigjet e Barit.

Njoftimi bëhet me dije nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare, e cila thotë se mjeti i dyshimtë u evidentua prej saj mbrëmë rreth orës 22:25.

Sipas qendrës ndërinstitucionale operacionale detare, mjeti po lëvizte drejt Kepit të Gjuhëzës, Bari me shpejtësi 18 milje.

Lidhur me këtë lëvizje, menjëherë është njoftuar menjëherë policia kufitare pranë QNOD dhe Guardia di Finanza.

Mjeti i raportuar nga QNOD u kap nga Guardia di Finanza në brigjet e Barit ne orën 01: 04.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje