Kërkoi 70 mijë euro ryshfet, kryebashkiaku i Pogradecit padit kompaninë që e denoncoi

23 Shtator 2016, 14:21Kronika TEMA

Një ditë më parë, Vladimir Pjetërgjokaj, përfaqësues i firmës “Pevlak” akuzoi kreun e Bashkisë së Pogradecit se po pengonte ndërtimin e një segmenti rrugor. Sipas dëshmive që sillte Pjetërgjokaj, vetë kreu i bashkisë ka kërkuar ryshfet nga kompania.

Sot në një reagim për mediat, Bashkia e Pogradecit deklaron se do të bëjë padi penale ndaj përfaqësuesve të kompanisë së ndërtimit që kanë bërë denoncimin publik.

Deklarata:

“Bashkia e Pogradecit distancohet dhe dënon ashpër akuzat e një prej përfaqësuesve të kompanisë së ndërtimit, e cila po ndërton rrugën hyrëse në qytet.

Bashkia e Pogradecit do nisë një kallëzim për shpifje dhe cënim të figurës së kryetarit të Bashkisë duke i kërkuar drejtësisë së zbardhë çdo të vërtetë.

Akuza të tilla bëhen vetëm me qëllim për shmangjen reale të problemit që është vonesa në ndërtimin e kësaj rruge.

Bashkia e Pogradecit ka treguar angazhim maksimal në kompetencat e saj për të ndihmuar në ndërtimin sa më të shpejtë të këtij aksi.

I bëjme thirrje të gjithë institucioneve të marrin masat e duhura që puna në këtë rrugë të vijojë normalisht”.

1 komente në “Kërkoi 70 mijë euro ryshfet, kryebashkiaku i Pogradecit padit kompaninë që e denoncoi”

  1. primadona says:

    NQS KA DESHMITAR , FITON FIRMA E NDERTIMIT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje