71-vjeçari Pal Seçuni, njeriu të cilit iu vendos epiteti i “kositësit të barit”, e konsideron veten aksidentalisht të kthyer në qendër të vëmendjes, pasi, siç thotë, ai është pronar me tokë të trashëguar nga të parët.
“Trashëgoj pronën e babait. Më ka nxjerrë kositës, ku di unë? Ku më ka parë ai?”, thotë Selçuni për mikrofonin e Top Channel.
Emri i të moshuarit doli pas dhunimit të biznesmenit libanez Fadi Mitri, president i firmës që do të ndërtonte një resort turistik në Gjirin e Lalëzit. “Asnjëherë, as e njoh e as më njeh”, thotë Selçuni.
I moshuari këmbëngul se toka ku do investohej është ngjitur me pronën e tij dhe se ai nuk ka lidhje me këtë histori.
“Unë s’kam pronë atje, e kam pronën këtu dhe shihet me sy. Unë s’e kam rrethuar. Të më shpjegojë prokuroria se çfarë falsifikimi kam bërë. Ata, 45 mijë metra i quajnë sikur unë pronën e kam atje, tek rrethimi. Unë s’e kam atje, e kam këtu”, shprehet 71-vjeçari.
Për pronësinë e kësaj toke kanë nisur hetimet penale dhe administrative. Ministria e Drejtësisë kërkon të dijë se si u dha vendimi për këtë truall, ndërkohë që prokuroria dyshon se janë falsifikuar dokumentat. Seçuni nga ana e tij pretendon se dosja e tij është e pastër.
“Regjimi komunist i mori të gjitha tokat. Si gjithë të tjerëve, edhe mua. Erdhi kjo kohë tani dhe unë erdha në pronën e tim eti. Kanë dalë blloqet e vjetra dhe im atë kishte këtë pronë toke. E kam dhënë vërtetimin me të gjitha vulat dhe e kam çuar në gjykatë”, shton Selçuni.
“Pal” mos u shqeteso cflet ai para, por kush I bie cekicit mbrapa. Detyra jote eshte qe ti te marresh fryme.. Vetem mos vdis se u duhesh “disave”..
U gjet “usta dajaku”me shkopin e bejzbollit qe te kryqzohet e te mbuloj USTAIN e vertet qe ka pushtuar gjysmen e Shqipris ! Shtet mafjoz me bandit kriminel e vrases tip Eskobari qe mbreterojn ne kte zulu mes Ballkanit ! Nuk besoj se gjendet mafje me e sofistikuar shterore se ky vend i mallkuar krokodilesh te pangopur ! Vrasje gjyqtaresh,bankieresh e te xhdo lloji qe mer guximin te prek interesa qe jan ven ne objektivin e kruebanditit te politikes !
E perzun amerikanin me dru ashtu sic hiku dhe suedezi me gjoben qe i kerkuan !
Ska per tu ber kurr ky vend e perderi sa ska byth ky popull te crrenjos nga trupi kte ciban, hikni mbathjani e lerini vetem te han kokat me njeri tjetrin e mos vazhdoni ti pasuroni, se lypsa ne vendin tuaj do mbeteni o shqiptar te pergjumur