Përfundon me sukses procesi i pastrimit të tunelit në Hot Spot-in Laç. Koçi: Shumë shpejt, Shqipëria e pastër nga njollat e rrezikshme

23 Shtator 2016, 13:33Kronika TEMA

Në  kuadër të operacionit për pastrimin e Shqipërisë nga Hot Spot-et e rrezikshme, sot u zhvillua ceremonia e përfundimit me sukses të pastrimit të tunelit të municioneve në Hot Spotin Laç.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, komandanti i Komandës së Mbështetjes, kolonel Ardian Bali, efektivë të bataliont të Xhenios, kompanisë EOD dhe Ndërtimit etj.

Në fjalën e tij, zëvendësministri i Mbrojtes, z. Petro Koçi, pasi falenederoi të pranishmit u shpreh: “Ky ka qenë një operacion kompleks, sepse është dashur angazhimi i kompanisë së ndërtimit, për shkak të rrethanave të rrezikshme në procesin e ndërhyrjes.

Dhe kjo përbën edhe veçantinë e këtij operacioni që përfundoi me sukses”. vNë vijim të fjalës së tij, zv. ministri Koçi falenderoi në emër  të ministres së Mbrojtjes Batalionin e Xhenios, dy kompanitë, EOD dhe atë të Ndërtimit. Një falenderim të veçantë, zv. ministri Koçi bëri edhe për AMCO, për certifikimin që i ka bërë këtij procesi të komplikuar. Në fund të fjalës së tij z. Koçi  garantoi dhe shprehu dhe një herë besimin se brenda një kohe të shkurtër Shqipëria do të jetë plotësisht e pastër nga këto njolla të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Në operacionin e pastrimit të Hot Spot-eve u angazhuan 21 efektivë, nga të cilët 8 efektivë ishin të Kompanisë EOD, 9 të kompanisë së ndërtimit dhe 4 nga toga e ruajtjes.

Procesi i pastrimit ka zgjatur afro 1 muaj e gjysëm dhe në total u pastruan 5800 copë municione.  Këto tunele kanë qenë mjaft të rrezikshme për banorët e zonave përreth, pasi në prill të vitit 1997 nga një shpërthim humbën jetën dy persona, duke qënë dhe më tej një zonë rreziku, sidomos për fëmijët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje