Ministrja e mbrojtjes, Mimi Kodheli me rastin e 51 vjetorit të krijimit të Batalionit të Mbështetjes të FA i ka dërguar një letër urimi komandantit të këtij batalioni, Kolonel Petrit Dajlani.
Ministrja Kodheli ka vlerësuar kontributin e Batalionit të Mbështetjes, veçanërisht në ditët më të rëndësishme të përpjekjeve të FA për anëtarësim në strukturat euro-atlantike. Në radhët e këtij batalioni, është shprehur ministrja Kodheli kanë kaluar shumë oficerë, të cilët në karrierën e tyre të mëpasshme kanë drejtuar me përgjegjësi të lartë strukturat ushtarake të vendit tonë.
Letra e plotë e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli:
Kolonel Dajlani,
Sot është një ditë e shënuar në historinë e njësisë që ju drejtoni. Pesëdhjetë e një vjet më parë, elementët ruajtës të Shtabit të Përgjithshëm u përforcuan për të kaluar në nivel batalioni. Kjo njësi elitë ushtarake, e quajtur Batalioni i Sigurimit të Shtabit të Përgjithshëm, e më pas Batalioni i Mbështetjes ka qenë pjesë e pandashme e historisë së Forcave tona të Armatosura, e veçanërisht në ditët e rëndësishme të përpjekjeve tona për anëtarësim në strukturat euro-atlantike.
Në radhët e këtij batalioni kanë kaluar shumë oficerë, të cilët në karrierën e tyre të mëpasshme kanë drejtuar me përgjegjësi të lartë strukturat ushtarake të vendit tonë. Ata janë shembujt më të mirë të lidershipit ushtarak. Shpresoj që kjo traditë të vazhdojë edhe në vitet në vijim.
Ju uroj gjithë të mirat, pres nga ju profesionalizëm dhe operacionalitet të lartë, ashtu si në 51 vitet e deritanishme.
Punë të mbarë dhe suksese të mëtejshme.
Mimi Kodheli
z.Mero Baze, te lutem mos me censuro, por mesa po lexoj tek letra e mesiperme dhe ndjek rregullisht znj. Kodheli ne Facebook, pasi kam qene ushtarak qe ne 2015; vit kur dola ne pension si N/Kolonel, kjo Ministre pervec makiazhit Mediatik pothuaj cdo dite edhe per gjera banale, vetem e vetem te jete e pranishme ne Media, gje tjeter s’ka mision politik separi dhe institucional sedyti. Vetem ne Media don te dale pothuaj cdo dite, nderkohe qe punet nuk i ka aspak mire nga vetvetja por me shume nga njerzit kryesore qe ka rreth vetes, por si ish-ushtarak qe deri ne 1991 kam qene Komunist me teser dhe jam akoma me afer te majtes se sa te djathtes Made in Berisha & Co, bandes me kriminale te ketyre 25 viteve post-PPSH, kam boll kolege e vartesa akoma ne Ministri qe ndjehen te poshteruar nga njerezit afer Ministres, qe flasin e bejne pislliqe ne emer te saj. Si femera e pare Ministre e Mbrojtjes zonja Kodheli duhet te tregoje se di te beje dhe levizje te guximshme, te pastroje Stafin e keshilltareve dhe shumicen derrmuese te Drejtoreve brenda godines qendrore edhe ne muajt e fundit te detyres, se i ka me “Pulle te Kuqe” ne cdo drejtim. Populli thote me mencuri: ,KU KA ZE NUK ESHTE PA GJE. Prandaj edhe pse po i vjen fundi edhe per pak muaj ne ate detyre, Mimi Kodheli sa me URGJENT duhet te pastroje te gjithe keshilltaret e shumicen e Drejtoreve, pasi do jete vone per tu vetembrojtur.