Përplasje me armë në Lushnjë, plagoset nipi i Aldo Bares

25 Shtator 2016, 18:04Kronika TEMA

Xhulio Shkurti, 21 vjeç u dërgua në spitalin e Lushnjës i plaosur me armë zjarri, bashkë me shokun e tij, Sajmo Xhelili 24 vjeç.

Mjekët thanë se të dy kishin marrë plumba në këmbë dhe në bark, pas një përplasjeje me armë. Xhulio Shkurti është nipi i një emri të njohur në botën e krimit, Aldo Bares, emri i vërtetë i të cilit është Alfred Shkurti.

Të rinjtë u dërguan për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë për shkak të plagëve. Policia tha se ka identifikuar personin që i plagosi dhe është vënë në ndjekje të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje