Prangosen 5 veta në Shkodër, kërcënuan me armë turisten gjermane

25 Shtator 2016, 11:56Kronika TEMA

Një turiste gjermane është penduar së tepërmi që ka shkuar në Shkodër për pushime. Ajo është përballur me një ngjarje të pazakontë. Pesë persona që lëviznin me një mjet e kanë kanosur me armë dhe e kanë kërcënuar me jetë. Fatmirësisht, ajo ka mundur të largohet dhe të denoncojë rastin në Polici.

Kjo e fundit është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka arrestuar pesë persona për kërcënimin e turistes gjermane, e identifikuar me inicialet A.T. 23 vjeçe, raporton Panorama. Ata janë: Ersid Hasaj, 25 vjeç; Shpëtim Buraniqi, 22 vjeç; Bashkim Buraniqi, 24 vjeç; Armen Lisaj, 25 vjeç; Shuajp Molla, 58 vjeç, banues në Dobraç ­Shkodër.

Këta shtetas dyshohet se nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë kanosur me armë zjarri shtetasen A.T. Ersid Hasaj akuzohet për veprën penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje ” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

3 komente në “Prangosen 5 veta në Shkodër, kërcënuan me armë turisten gjermane”

  1. armand says:

    Emo i treguan mikpritjen,MOS e beni te madhe ………
    Pastaj ankohen pse i mbyll gjermani ne kafaze dhe s’u jep azil. Enveri dhe vetem Enveri ju nxorri ne pah karakterin prej shkerdhatash dhe bura moracakesh qe popullojne kete vend.Ju degjeneroi dhe ju si skutha viheshit ne rradhe per te spiunuar baben,nenen,vellain,motren o pjellen e vet.

    1. kafsha says:

      mut muti o funderrine armand.. mos fol per nje popull te tere or mut muti

  2. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    “100%
    Racë ariane
    Vanë kanosen
    Një gjermane”

    Pinë trimat
    Nga Dobraç
    U bënë gati
    Për kërbaç.
    .
    Në alarm
    Shokët i ngriti
    Armët ngjeshi
    Tope Ersidi.
    .
    Lojën fare
    Nga ekziqi
    Shpëto e Baçi
    Buraniqi.
    .
    U bë tapë
    Ja mori këngës
    Dhe Armeni
    Nga Gopi S’ëmës.
    .
    Hëngri Raki
    E piu bërxolla
    Cubi i vonë
    Shuaip Molla.
    .
    Pesë me armë
    Racë ariane
    Kërcënuan
    Një gjermane.

    Pesë arianë
    Nga Dobraç
    S’pinë për qef
    Hëngrën kërbaç.
    ???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje