Makina me të cilin udhëtonin ata që rrahën biznesmenin që ndërtonte tek Gjiri i Lalzit, i përket një makine të rregjistruar në Napoli dhe e deklaruar e vjedhur.
Nga kërkimet në faqen e Ministrisë së Brendshme italiane rezulton se mjeti me këtë targë është i rregjistruar në Napoli.
Për këtë targë rezulton denoncim për vjedhje qysh nga viti 2002 në një nga komisaratet e Italisë.
Nuk dihet nëse ajo i përket realisht asaj makine të cilës i është vendosur pasi, ajo duket më e re, por sidoqoftë bëhet fjalë për diçka të paligjshme.