Të tjera lëvizje në administratën publike, largohet kreu i Prokurimeve Publike

26 Shtator 2016, 17:14Kronika TEMA

Vazhdojnë ndryshimet në institucione të rëndësishme të administratës publike. Në një vendim të botuar në fletoren zyrtare, mësohet se së fundi është larguar kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Gentian Këri dhe anëtrja e këtij komisioni, Juliana Hoxha.

Në vend të Kërit kryeminsitri Rama ka emëruar Evis Shurdhan, cila deri dje ka mbajtur pozicionin e Drejtores së Administratës dhe Shërbimeve në Kryeministri, ndërsa në vend të Hoxhës është emëruar Kleves Janku që më parë mbante detyrën e drejtorit juridik në Ministrinë e Bujqësisë.

Javën e kaluar pati ndryshime edhe në radhët e drejtuesve të Doganave dhe Tatimeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje