Mungon gjyqtarja, shtyhet gjyqi ndaj Frrokut. I pranishëm deputeti Doshi

27 Shtator 2016, 13:33Kronika TEMA

Mungesa e gjyqtares Klorinda Çela ka bërë që gjyqi ndaj ish-deputetit Mark Frroku të shtyhet për një ditë tjetër.

Në seancë ishte i pranishëm edhe deputeti Tom Doshi, i cili është thirrur si dëshmitar nga Frroku për njërën nga tre akuzat që rëndojnë mbi ish-deputetin.

Frroku po gjykohet për tre akuza, vrasje në Belgjikë, fshehje të pasurisë dhe ndërtim pa leje.

Në lidhje me akuzën e fundit, Frroku ka thirrur dëshmitar Tom Doshin. Pronën për të cilën Frroku akuzohet për ndërtim pa leje në rrugën e Durrësit e ka blerë nga Doshi.

Seanca e radhës është parashikuar për t’u zhvilluar në datë 11 tetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje