Sarandë, Bardhi vdiq në shtëpi. Autorët e qëlluan në këmbë

28 Shtator 2016, 08:37Kronika TEMA

Aleksandër Bardhi nuk ndërroi jetën në vend, por në shtëpi, pasi u qëllua me armë zjarri në këmbë mëngjesin e ditës së diel në fshatin Shëndëlli në Sarandë.

Burime nga organi i akuzës që po hetohen çështjen e vrasjes së vëllait të ish-kreut të Komunës Kaçinar, pohojnë për Shqiptarja.com se Aleksandër Bardhi është qëlluar me një plumb në kofshë.

47-vjeçari ka mundur që të shkojë vetë deri në shtëpi, pavarësisht plagës, por rrugës për në spital gjatë transportit nga familja ka ndërruar jetë.

Edhe autorët e arrestuar nga policia Fernando Deda 29-vjeç dhe Gj. A. 15-vjeç duket se kanë pasur si qëllim që ta trembnin Bardhin dhe jo ta vrisnin, pasi e qëlluan në këmbë.

Prokuroria vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa në pyetje janë marrë dëshmitarët dhe familja.

Aktualisht po hetohet në dy pista; Grabitja, por edhe konfliktet për çështje droge.

Dy të arrestuarit Fernando Deda 29-vjeç dhe Gj. A. 15-vjeç pritet që të dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Prokurori i çështjes pritet që të kërkojë masën arrest me burg për dy të arrestuarit për akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Aleksandër Bardhi është vëllai i ish-kryetari të Komunës Kaçinar, Petrit Bardhi, i cili njihet person me precedent penal, pasi është arrestuar dy herë nga policia, për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje