Tenton të vrasë të moshuarin pasi i tha “të dhj*fsha mustaqet”

27 Shtator 2016, 21:17Kronika TEMA

I moshuari tenton të vrasë me thikë 81-vjeçarin, pasi ky i fundit gjatë një debati të çastit mes tyre i ka sharë atij mustaqet.

Ngjarja me këtë motiv, në dukje komik, për pak përfundoi tragjikisht pasi 71-vjeçari Dilaver Ibro tentoi të qëllojë me mjet prerës shtetasin me inicialet R.K, raporton TCH.

Në njoftimin e dhënë nga ana e Policisë për këtë ngjarje, thuhet se “u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dilaver Ibro, 71 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen “Uznovë” në vendin e quajtur “Rruga e Liqenit”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me sende të forta prerëse (nga ato që përdoren për hapjen e shisheve të birrës) shtetasin R.K., 81 vjeç, banues në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat,  për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se pas marrjes në pyetje të të moshuarit të arrestuar, ai është shprehur se kishte tentuar ta qëllonte bashkëmoshatarin e tij pasi ai gjatë një debati të momentit i kishte thënë atij “të dhje… mustaqet”.

6 komente në “Tenton të vrasë të moshuarin pasi i tha “të dhj*fsha mustaqet””

  1. katynary says:

    haaa haaa!!!!
    tamam “u vran per musteqet e Celos”!

  2. Antoni says:

    Mendjen me u vra e kan tek ne cdo mosh e re e vjeter vetem thika pistoleta kallasha …

  3. harillaqi says:

    O u mart dreqi! Pleq tekahyt.Edhe presidentit Bujar Nishanit i than te dhj… mustaqet,por ai u tregua i mençem,i hoqi menjehere,keshtu qe sot nuk ja dhj… mustaqet njeri.Do jet mire qe edhe ai 81 vjeçari nga Berati, te marin shembullin e Presidentit Nishani.

  4. harillaqi says:

    O u mart dreqi! Pleq tekahyt.Edhe presidentit Bujar Nishanit i than te dhj… mustaqet,por ai u tregua i mençem,i hoqi menjehere,keshtu qe sot nuk ja dhj… mustaqet njeri.Do jet mire qe edhe ai 71 vjeçari nga Berati, te marin shembullin e Presidentit Nishani.

    1. vangjo says:

      Hahahahaha , o Harillaqi!

  5. Paqesori says:

    Me vjen zor ta them…po e paskan hak te dy sharjen. Ju ka ngelur ora ne adoleshence.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje