Kërcënimet e Llallës: A rrezikon të dështojë seanca dëgjimore që kërkojnë deputetët socialistë?

28 Shtator 2016, 16:20Kronika TEMA

Pak ditë pas lajmit që doli në media se kryeprokurori Adriatik Llalla ka marrë kërcënime dhe për këtë arsye ka larguar jashtë vendit edhe familjen e tij, kërkohet seancë dëgjimore.

Kërkesa është bërë nga deputetët e Partisë Socialiste Xhemal Qefalia dhe Arben Çuko.

Sipas tyre, një seancë dëgjimore me Adriatik Llallën, Haki Çakon dhe Visho Ajazin duhet të bëhet me qëllim informimin e Komisionit të Sigurisë mbi kërcënimet e Llallës.

Mbi kërkesën e dy deputëteve, kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ka bërë shënimin që ajo të trajtohet sipas rregullores së Kuvendit. Por nenet e cituara nga deputetët dhe Kryetari Braho parashikojnë që seanca dëgjimore thirret nga 6 deputetë, ose 1/3 e Komisionit me 18 anëtarë, gjë që mund të çojë në mosplotësimin e kërkesës së tyre, shkruan “Tv Klan”.

Ngjarja daton së paku dy muaj më parë kur në telefonin e kryeprokurorit Adriatik Llalla kanë mbërritur telefonata dhe mesazhe kërcënuese anonime, thanë burimet e Top Channel, të cilat theksojnë se kërcënimi ka qënë serioz dhe i drejtpërdrejtë në drejtim të zotit Llalla dhe familjarëve të tij më të afërt.

Të njëjtat burime thanë gjithashtu se gjendja është e shqetësuar e kryeprokurorit, bashkëshortja e të cilit priste dhe pret edhe një fëmijë të tretë. Kryeprokurori ka njoftuar autoritetet qeveritare, Presidentin e Republikës, Shërbimin Informativ.

Më pas janë shtuar masat e sigurisë qoftë në prokurori, shtëpinë private si dhe eskortat për familjarët, dy fëmijët e tij të cilët janë në shkollë dhe bashkëshorten.

Por të njëjtat burime pohojnë se sërish në drejtim të kryeprokurorit kanë vijuar të vijnë sinjalizime, kryesisht në formë miqësore, apo këshillash lidhur me zëra për një hakmarrje të mundshme fizike ndaj tij dhe familjes së tij. Natyra e kërcënimit nuk dihet, por flitet se I ka ardhur për shkak të një dosjeje hetimore ndaj një grupi të supozuar criminal.

Top Channel ka mësuar se për këtë janë vënë në lëvizje edhe shërbimet partnere dhe ambasadat e huaja në tiranë, kryesisht ato të bashkimit europian, një prej të cilave I ka ofruar kryeprokurorit sistemimin e familjes së tij në këtë vend europian në mënyrë përfundimtare.

Thuhet se pas një reflektimi persona, kryeprokurori ka pranuar këtë zgjidhje. Spostimi i familjes së kryeprokurorit tashmë kandodhur, përpara fillimit të vitit të ri shkollor. Ata ruajnë identitetin e tyre, por janë në ruajtje të plotë 24 orëshe, nga forcat policore të këtij vendi partner dhe banesa e tyre private është vetëm pak kilometra larg stacionit të policisë së vendit përkatës.  Kryeprokurori llalla thuhet se i viziton rregullisht familjarërt e tijn në masa të rrepta sigurie, pasi bashkëshortja e tij është në pritje të fëmijës së tretë, por pohojnë nivelin e shtuar të stresit të tij personal dhe familjar me përshtatjen e detyruar me jetën e re.

Por Top Channel ka mësuar se sistemimi I familjes së kryeprokurorit nuk do tëjetë një masë e përkohshme por permanente, duke detyruar njeriun më të rendësishëm të akuzës, të bëjë një jetë personale të vështirë, për shkak të kërcënimeve që kamarrë për shkak të detyrës.

Prej janarit të këtij viti prokuroria e përgjithshm e numëron me qindra procese të forta hetimore ndaj grupeve kriminale të suposuara dhe të akuzuara për vepra të rënda, që kanë ndodhur kohët e fundit.

Kryeprokurori i republikës deklaroi në fund të muajit janar se në vend operojnë banda të strukturuara kriminale me lidhje politike dhe premtoi luftë të hapur ndaj tyre.

Kërcënimi ndaj tij që provohet me faktin e spostimit të familjes së tij jashtë shtetit, është ndoshta ngjarja më e rëndë që i ka ndodhur një kryeprokurori që prej vrasjes së shoferit të punës të ish kryeprokurorit Theodhori Sollaku në vitin 2003 si dhe bomba në shtëpinë e ish-kryeprokurorit Alush Dragoshi, në vitin 1996 ku u plagosën disa të afërm të tij.

1 komente në “Kërcënimet e Llallës: A rrezikon të dështojë seanca dëgjimore që kërkojnë deputetët socialistë?”

  1. Treviso says:

    Dotiquaja prralla me lesh.
    Zoti LLalla çdo shtator ka pasur ne plan per te arrestuar figura te larta politike. Deri me tani ke ka arrestuar. Per kriminelet nuk behet fjale se me ato eshte shoqeruar deri nefund. Domethane kercenimi ikaardhur nga politikanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje