Falsifikonin kartat e identitetit dhe merrnin kredi, një çift të rinjsh në pranga

29 Shtator 2016, 10:26Kronika TEMA

Më datë 28.09.2016, Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Përfituesi”, ku u bë e mundur ndalimi shtetasve:

1. Ergys Çekani, 24 vjeç, banues në Tiranë.

2.Miranda Dashhana, 23 vjeçe, banuese në Elbasan.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë falsifikuar disa Dokumenta Identiteti, ku me anë të këtij falksifikimi kanë përfituar kredi të ndryshme në një institucion financiar.
Kredi të cilat shkojnë në  shumën monetare prej 700.000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

• Dokumenta për aplikim Kredie
• Disa fotokopje Kartash Identiteti me emra të ndryshëm
• Dy aparate telefonik celular.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale, “Falsifikimi i letërnjoftimeve apo vizave” dhe “Mashtrimi në kredi”, parashikuar nga Neni 189/2-25 dhe 146, i Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje