DETAJET/ 18 mijë euro ryshfet prokurorit, ndërtuesit i erdhën paratë nga Franca

29 Shtator 2016, 11:31Kronika TEMA

Paratë e sekuestruara nga prokurori Ardian Braho për të cilat u kërkuan 18 mijë euro ryshfet për t’u zhbllokuara në favor të biznesmenit të ndërtimit rezultojnë të kenë ardhur nga Franca.

Repor Tv zbardh detajet e transaksionit ku rezulton se në Gusht të 2014 në llogarinë e biznesmenit G.M me origjinë nga Dibra dhe ndërtues në Itali kanë ardhur 150 mijë euro.

Sapo paratë kanë mbërritur në Shqipëri, Drejtoria e Pastrimit të Parave kanë dyshuar se bëhet fjalë për pastrim parash dhe kanë nxjerrë menjëherë një urdhër sekuestro preventive.

Ky urdhër i është referuar prokurorisë së Tiranës e cila ka nisur hetimet, hetime të cilat kanë zgjatur për disa kohë.

Por ajo çka ka ndodhur në Prokurori rezulton se në favor të biznesmenit G.M llogaria është lënë e lirë dhe materialet e referuara i janë kthyer sërish pas policisë së Tiranës.

Por si nis e gjithë historia? Denoncuesit i kanë transferuar me bankë nga jashtë shtetit drejt Shqipërisë 120 mijë euro. Pas një indicie nga Krimi Ekonomik kjo shumë iu bllokua. Dhe për të marrë atë që i takonte, pasi me dokumente ai kishte vërtetuar se ishin “para të pastra”, iu desh të paguante plot 18 mijë euro për prokurorin.

Shuma e bllokuar po hetohej pikërisht nga Prokurori Braho dhe ky i fundit, sipas asaj që kuptohet nga video, ka kërkuar 18 mijë euro për të hequr bllokimin e transfertës.

Po sipas videos në fjalë, të transmetuar në emisionin investigativ, Braho, i merr lekët nëpërmjet oficerit të policisë gjyqësore, Fatos Lushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje