Pas barazimit në derbi kundër skuadrës së Tiranës, Partizani ka nsiur përgatitjet për sfidën e rradhës ndaj Kukësit.
Një ndeshje mjaft e forte, ku përballen dy skuadra pretendente për titullin kampion.
Në konferencën për shtyp mbrojtësi i kuq, Sotiq Atanda, u shpreh se ndaj veriorëve, Partizani do të synojë vetëm fitoren.
“Mendoj se asnjë kundërshtar nuk mund të na mund , nuk e shoh si të pamundur fitoren në Kukës , ndaj në ”Zeqir Ymeri” synojmë vetëm 3 pikët. Barazimi i arritur ndaj Tiranës nuk na ka vënë aspak nën presion edhe pse nuk morën fitoren , por vetëm 1 pikë. E rëndësishme ishte që skuadra dha shpirtin në fushë përgjatë gjithë 90 minutave , ne si lojtarë nuk kursyem asgjë dhe pikërisht paraqitje të tilla kërkohen në ndeshjet derbi gjë të cilën na kërkohet nga klubi dhe tifozët.”
Më tej Atanda theksoi se sulmuesi kryesor i Kukësit, Pero Pejic nuk e tremb aspak, pasi e njeh mjaft mirë dhe do të arrijë që ta ndal.
“Nuk e shoh aspak problem se mund të kem vështirësi përballë Pero Pejiç. Personalisht e njoh mjaft mirë Pejiç pasi ashtu sikurse dhe unë ka vite që luan në Kampionatin Shqiptar dhe ky fakt nuk më tremb aspak në duelin që do të kem me të.” përfundoi Atanda/f.b