Denoncoi prokurorin se i mori 18 mijë euro ryshfet, zbulohet pasuria e tij në Itali

30 Shtator 2016, 09:06Kronika TEMA

Gani Manollarit, personit që kapi me kamera të fshehtë oficerin e prokurorisë Fatos Lushi, duke i dhënë 18 mijë euro, në muajin shtator të 2014, i kanë sekuestruar fillimisht shumën prej 175 mijë e 500 euro, para këto që kanë mbërritur nga Franca në Shqipërisë, nëpërmjet kompanisë “Allium Investment LTD”.

Transaksioni është kryer në datën 16 korrik 2014, ndërsa në gusht të 2014, policia ka bërë kallëzim penal në prokurori, pasi kjo sasi parash që ishte transferuar në adresë të shtetasit Gani Manollari, konsiderohej e dyshimtë.

Ndërkohë që mësohet dhe ka dyshime për një pasuri të tij prej 2 milionë eurosh përmes një kompanie që është në shtetin fqinj, Itali.

Ditën e djeshme, prokurori Ardian Braho, i cili po hetonte çështjen dhe që dyshohet se lekët nga oficeri i policisë gjyqësore janë marrë në emër të tij, duke folur para prokurorëve të krimeve të rënda, i ka mohuar akuzat se ka marrë ryshfet për këtë çështje.

5 komente në “Denoncoi prokurorin se i mori 18 mijë euro ryshfet, zbulohet pasuria e tij në Itali”

  1. Saliu i biri sheqeres dhe i partizanit serb says:

    Corba qe ka gatuar i vellai karaxhicit sali serbi per 26 vjet ,nuk del kollaj nga menuja shqiptare

  2. berti says:

    Ndalohet të jesh i pasur ?

  3. tr says:

    NATYRISHT QE NUK DO TA PRANOJ .

  4. Nukkam says:

    Ca do te thuash me kte qe meqe eshte i pasur nuk duhet te kishte ber denoncimin per 18000€????? Gazetar idiot

  5. Ela says:

    Kaq leke sa paska ky do i kete dhene ndonje kocke dhe Sajmirit te Fiksit qe te nxirrte videon se dhe ata gjobavenes te papare jane kur vjen puna te publikimi i videove.
    Sa per prokurorin ky muhabet dihej o do mohonte se ishte i perfshire ose do nxirrnin videon montim me ekspertize te jashtme loool. E hengre OPGJ – ja, gjithmone peshqit e vegjel e hane ca padrejtesie…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje