Juristët letër Nishanit: Mos e dekreto ligjin e mbetejeve, ja argumentet

3 Tetor 2016, 09:08Sociale TEMA

Në një letër të hapur, një grup individesh te pavarur, mes tyre edhe juristë i kanë dërguar një letër të hapur Presidentit të Republikës, Bujar Nishani ku i kërkojnë mosdekretimin/kthimin e Ligjit nr.92/2016 datë 22.09.2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10463 datë 22.09.2011 “Për manaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”.

 “Me anë të kësaj letre, duam të përçojmë tek Ju, drejtpërdrejt e zyrtarisht, mendimin e nënshkruesve të kësaj letre, por edhe të atyre shumë shtetasve që kanë reaguar publikisht në forma e mjete të ndryshme, për kundërshtimin e këtij Ligji. Duke kuptuar fazën ligjore në procesin e miratimit dhe të hyrjes në fuqi të këtij Ligji, në bazë të kompetencave që Ju jep Kushtetuara e Republikës së Shqipërisë dhe ligji përkatës shqiptar, kërkojmë nga Ju një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm të çështjes në fjalë dhe kërkojmë mosdekretimin / kthimin e Ligjit për arsyet e mëposhtme (të cilat nuk janë renditur sipas peshës së argumentit)”, thotë në hyrje të letrës av.Ardjana Shehi, hartuesja e këtij dokumenti dhe njëra prej firmëtareve.

 Përmbatja e letrës:

 I nderuar President i Republikës,

Siç mund të jeni vënë në dijeni, më datë 22.09.2016 organi ligjvënës Kuvendi i Shqipërisë miratoi, në seancë plenare me 63 vota të deputetëve të pranishëm, Ligjin nr.92/2016 datë 22.09.2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10463 datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar” (këtu referuar si ‘Ligji i Mbetjeve’ ose ‘Ligji’). Me anë të kësaj letre, duam të përçojmë tek Ju, drejtpërdrejt e zyrtarisht, mendimin e nënshkruesve të kësaj letre, por edhe të atyre shumë shtetasve që kanë reaguar publikisht në forma e mjete të ndryshme, për kundërshtimin e këtij Ligji. Duke kuptuar fazën ligjore në procesin e miratimit dhe të hyrjes në fuqi të këtij Ligji, në bazë të kompetencave që Ju jep Kushtetuara e Republikës së Shqipërisë dhe ligji përkatës shqiptar, kërkojmë nga Ju një vlerësim të drejtë dhe të paanshëm të çështjes në fjalë dhe kërkojmë mosdekretimin / kthimin e Ligjit për arsyet e mëposhtme (të cilat nuk janë renditur sipas peshës së argumentit):

 

 

 

 

 

 

 

Mundësia e falimentimit të shoqërive tregtare të cilat kanë investuar në industrinë ricikluese duket që është argumenti i vetëm që përdoret për mbrojtjen e këtij Ligji; në fakt, ky duhet të ishte argumenti i fundit që duhet të ishte marrë parasysh gjatë miratimit te Ligjit. Nëse keto shoqëri para dhe gjatë fazës së investimit nuk kanë bërë planet e biznesit profesional për të gjykuar siç duhet nëse janë fitimprurëse bazuar në ofertën në Shqipëri të lëndës së parë përkatëse, atëherë, si çdo biznes tjetër kur nuk ka investim të kujdesshëm e profesional, shoqëritë përkatëse mund të futen në procesin e falimentimit për ti hapur rrugë investimeve që janë fitimprurëse

 

 

 

 

Besojmë shumë që parimi i mirëbesimit në zbatimin e kontratës sociale të Presidentit të Republikës me shtetasit e vet do të respektohet. Zbatimi i këtij parimi është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në këtë rast në mënyrë që të mënjanojë humbje energjie publike, e shprehur kjo edhe në humbje të ardhure kombëtare, nëse shtetasit do të ishin gjithnjë në rrezik, dhe do të investoheshin herë pas here në protesta, etj., nëse institucionet nuk respektojnë vullnetin e popullit dhe parimet bazë të mbrojtjes së interesave të tij të shprehura edhe në Kushtetutë.

Pa paragjykuar sa është thënë më sipër, duam të shprehemi se ne si shtetas të këtij vendi, që duam të jetojmë e të rrisim fëmijët në këtë vend, edhe nëse do të mund të plotësoheshin standardet përkatëse, nuk pranojmë futjen në këtë vend të vogël dhe shumë të bukur të asnjë gram mbetje nga jashtë.Vullneti i qartë refuzues publik në lidhje me këtë çështje (e shprehur qartë me protesta masive edhe në rastin e diskutimit të importimit në vend të lëndëve/armëve kimike), moskompatibiliteti i strategjive afatgjata zhvilluese të vendit me industrinë ricikluese bazuar në mbetjet e importuara, mosrespektimi i orientimeve dhe parimeve përkatëse kushtetuese nga institucione përkatëse gjatë hartimit dhe miratimit të Ligjit, si dhe mungesa e kuadrit ligjor të përshtatshëm dhe të kapaciteteve të duhura institucionale për zbatim e monitorim efektiv të ligjit e standardeve përkatëse, janë arsye shumë të forta për mospranimin e këtij ligji.

Duke qene se i përkasim grupit të shtetasve shqiptare të cilët në më shumë se 14 vite e kanë  kundërshtuar me të njëjtën konsekuence importimin e mbetjeve për arsyet e mësipërme, edhe kësaj radhe, duam të përdorim ligjin dhe institucionet në mënyre efektive, dhe kërkojmë ndërhyrjen Tuaj të paanëshme në bazë të dispozitave përkatëse të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke mos dekretuar / kthyer Ligjin nr.92/2016 datë 22.09.2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10463 date 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”.

Me besimin në marrjen parasysh të qëndrimit tonë dhe në pritje të qëndrimit Tuaj si President në mbrojte të interesave të shtetit dhe të shtetasve shqiptare.

[1] Mund të bëhet kërkim në raportet vjetore që vetë Qeveria Shqiptare dhe organizatat mjedisore vendase dhe të huaja si burime alternative informacioni (të cilat monitorojnë dhe raportojnë në mënyrë të pavarur) dorëzojnë para strukturave përkatëse të BE.

[2] Mund të bëhet kërkim në raportet vjetore që vetë Qeveria Shqiptare dhe organizatat mjedisore vendase dhe të huaja si burime alternative informacioni (të cilat monitorojnë dhe raportojnë në mënyrë të pavarur) dorëzojnë para strukturave përkatëse të BE.

Neni 82 i Kushtetutës parashikon: “1. Propozimi i ligjeve, kur është rasti, duhet të shoqërohet kurdoherë me raportin që përligj shpenzimet financiare për zbatimin e tij.” ”

1 komente në “Juristët letër Nishanit: Mos e dekreto ligjin e mbetejeve, ja argumentet”

  1. Xen deledashi says:

    Nuk ka per ta dekretuar or jo se se do sali balozi. Mos u sikletosni shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje