Bashkia e Tiranës i ka dhënë fund pritjeve disa vjeçare të banorëve të zonës duke mundur që brenda pak muajve të bëjë realitet ndërtimin e rrugës së “Kosovarëve”, e cila lidh Parkun e Liqenit me “Komunëne Parisit”. Rruga e re ofron standardet më të mira qoftë në përmasa, ashtu edhe në elementë të tjerë, duke ofruar korsi për biçikletat dhe vrapuesit. Të pranishëm në hapjen e rrugës për makinat dhe këmbësorët ishin kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, të cilët vlerësuan kohën e shkurtër për ndërtimin e rrugës.
“Kjo rrugë është përuruar disa herë edhe nga bashkia e mëparshme. Por, me administratën e re gjërat i bëjmë vetëm një herë. Saga 5-vjeçare e kësaj rruge merr fund këtu. Rruga e Kosovarëve, emri i dhënë në kujtim të atyre ditëve të dhimbshme të viteve ’98-’99gjatë kohës së krizës në Kosovë, u kthye mandej në një luftë tipike urbane brenda nesh, ku nuk i japim dot zgjidhje disa gjërave që në fakt qyteti i meritonte shumë kohë më parë”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Ai shtoi se kjo rrugë i ka dhënë mundësi kësaj lagje që të urbanizohet plotësisht dhe të rrisë vlerën e pronave përreth.
“Njësia 5 sot është si dita me natën nga ç’ka qenë më parë, qoftë me pastrimin, shkollat, këndete lodrave, çerdhet dhe kopshtet. Më vjen mirë që pas gjithë këtyre investimeve cilësore dhe një infrastrukturë e denjë, siç është kjo që lidh Digën e Liqenit me Komunën e Parisit, shkurton kohë për njerëzit që duan të përdorin këtë rrugë për transport. Gjithashtu, i shton jashtëzakonisht vlerën pallateve që janë në këtë zonë, pranë Liqenit, por mbi të gjitha, si çdo investim i ri bashkisë, ka një korsi të dedikuar të biçikletave, ka trotuare të bollshme, që të largohemi nga investime që bëhen sa për të kaluar radhën dhe me asfalt elektoral”, deklaroi Veliaj. Ai tha se edhe kjo rrugë, ashtu si edhe disa punë të tjera publike të Bashkisë së Tiranës, janë bërë me të ardhurat nga tarifat apo taksat.
“Për këtë rrugë kanë paguar qytetarët me të ardhurat e këtij viti nga agjencia e parkingjeve. 100 lekëshat që njerëzit kanë paguar në parkingjet publike të bashkisë, janë përkthyer në korsi biçikletash, trotuare dhe rrugë si kjo. Kjo do të thotë që secili qytetar që jep një kontribut në mënyrë të ligjshme, me kupon tatimor, në agjencitë e bashkisë, sigurohemi që automatikisht kthehet në investim publik”, theksoi Veliaj. Për këtë arsye ai falenderoi qytetarët që kanë përdorur parkimin publik, pasi të gjitha qindarkat janë mbledhur e janë administruar me kujdes për t’u kthyer më pas në investime si kjo rrugë.
“Kemi futur një kulturë të re të parkimit publik, për t’u siguruar që gjejmë më shumë vende parkimi, më pak trafik, siç ka rezultuar dhe sigurohemi që këto para që mblidhen nga parkimet nuk shkojnë në duart e atyre spekulantëve që i zënë hapësirat dhe që gjithsesi qytetari i paguan, por përkthehen në investime cilësore dhe fantastike për qytetin”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Deputeti i PS, Pandeli Majko, falenderoi Bashkinë e Tiranës për vëmendjen që i ka kushtuar Njësisë 5 në çerdhe, kopshte, kënde lojërash si dhe infrastrukturë urbane. “Jemi përballë një prove sesi po ecin gjërat në Bashkinë e Tiranës. Pra, dikush që e ka parë në televizor kur ne ishim para 2-3 muajsh këtu për të inauguruar fillimin e punimeve, tani mund të shikojë një punë vërtet të shkëlqyer nga ana e bashkisë. Komuniteti këtu nuk ka çfarë të komentojë më tepër sepse realisht situata ka ndryshuar, nga një histori fshati në një histori kryeqyteti, dhe mendoj se së bashku me investime të tjera që do të vazhdojnë në këtë drejtim, do të kemi vërtet një histori jashtëzakonisht të suksesshme për këtë pjesë të Tiranës”, përfundoi deputeti Pandeli Majko.
Shume bukur.Vecse “”Saga””‘ ??! ska mabaruar edhe 200 rruge te tjera, nje per do vit…dhe ne qofte se fitojne opozita do ribehen ato te mbaruara si puna e kesaj ne foto…Kesaj i them rilindje po jo e qelbesirave e plehrave ne te vertet.
–
Shqiperia po ndryshon me nga nje rruge ne vit.
Ec Eri. Puna ngelet, fjalet i merr era .Mos humb kohe me thashethemet…..
Kesaj I thone Pune. Te marjtet Punojne. Te djathtet bejne sikur.
Nje BRAVO te madhe Erion,per te gjitha punet e medha dhe te mbara qe vazhdon te besh.
O kopilat e meros. Mos i fshini komentet qe nuk ju pelqejne.
he o dhjerokrate te berishes doni me per Belulin..????? Po lulke bytha holandes ndenji gjithe ato kohe ne Bashkine e tiranes dhe nuk beri asgje……Sali krimineli ishte shkaterrimtar i shqiperise bastardi mahmuti islamik Berisha me kopene e tij te bagetive hapi vetem varre per Shqipetaret.
Cka po shof une ne 2019 te djathtet sdo kene kandidat per ta hedhur as formalisht ne votim,sepse spranon kushte vihet me kete Erionin ne prove
Shume bukur Erion dhe nje bravo te madhe ke per punet qe po bene ne Tirane kisha per te thene shko shif pallatet ne kombinat jane te zena te gjitha hyrjet nga ndertimet nga shtesa jemi shume banore qe vuajme na thate ne fushate qe do prishen te gjitha por shoh qe po shtohen
Tani kopil e bythelepires dole vet se ta ka fut shum mire Mero ….URIME PER RRUGEN , SHENDET PER ERIONIN …