Valbona e rrezikuar. Afrim Krasniqi numëron 7850 OJQ që marrin fonde dhe propozon: Të ndjekim modelin gjerman

2 Tetor 2016, 13:13Sociale TEMA

Analisti Afrim Krasniqi, njëkohësisht një nga anëtarët e Forumit për Trashëgimninë Kulturore ka reaguar për situatën më të fundit se çpo ndodh me Valbonën, aty ku pretendohet ngritja e disa hidrocentraleve qe garantojne shkaterrimin e plote te kesaj perle te turizmit shqiptar.

Krasniqi i numëron gjithë zyrtarët që marrin fonde dhe që duhet të mbrojnë këtë pasuri kombëtare, por edhe OJQ që marrin fonde nga donatorët dhe nuk bëjnë asgjë. Dhe zgjidhja?

Krasniqi thotë se duhet ndjekur shembulli gjerman.

Citojmë të plotë postimin e Afrim Krasniqit:

Kemi Kushtetutë, kemi ligj, kemi detyrime ndërkombëtare e rreth 52 konventa të nënshkruara, kemi parlament dhe 140 deputetë, kemi qeveri dhe 20 ministra, kemi ministër mjedisi e turizmi, kemi edhe opozitë, kemi institucione vendore me bashki/qark/prefekturë, kemi gjykatë e prokurori, kemi avokat të popullit & shtetit, kemi njësi antikorrupsion, kemi agjensi turizmi, kemi agjensi per mbrojtjen e mjedisit, kemi 126 parti, kemi 7850 organizata të shoqërise civile, kemi 84 mijë zyrtarë që marrin rregullisht rrogën nga taksat tona….dhe përpara syve të të gjithëve, me heshtjen e të gjithëve rrezikojme të humbim edhe nje nga simbolet më të veçanta turistike të Shqipërisë, – Valbonën!

Ajo qe po ndodh ne Valbonë është fytyra e vërtetë e “miracle of freedom” apo e “rilindjes”. Një krim  turistik & mjedisor ku bashkohen qeveria e djeshme dhe e sotme, grupet e djeshme e të sotme  klienteliste!

Shteti I pafuqishëm? Jo. Sistemi korruptiv dhe interesat korruptive të atyre që marrin vendime për ne dhe mbi ne pa degjuar zërin tonë, kanë marrë peng shtetin, shoqërinë, qytetarët dhe tani, edhe natyrën! Në Stuttgart Gjermani për një projekt demtues ndaj mjedisit miliona u ngritën në këmbë dhe qeveria e landit humbi pushtetin. Po tek ne?

Një shoqëri që hesht është e destinuar që dita ditës të humbë gjithçka. A nuk u premtua Shqipëria e vlerave dhe sot kërcënohemi nga Shqiperia e plehrave? Sot e ka emrin Valbona, nesër e ka emrin Vjosa apo Kanionet e Osumit, pasnesër e ka Kalaja e Lezhës, më pas edhe amfiteatri i Durresit apo  Butrintit…ku interesat e betonit dhe fitimit po shuajnë gjithçka çfarë na lanë brezat e hershëm dhe na dhuroi Zoti!

1 komente në “Valbona e rrezikuar. Afrim Krasniqi numëron 7850 OJQ që marrin fonde dhe propozon: Të ndjekim modelin gjerman”

  1. katarakti says:

    Me kete mendjen tuaj edhe hidrocentralet e Drinit nuk duhet te ishin ndertuar! Apo jo?! Atehere edhe nje qytet si Kukesi i vjeter u fshi nga faqja e dheut. Po me çfare do ngroheni atehere?! Si do ia beni per dritat?! Vendi dhe banoret kane nevoje per energji elektrike. Apo te ngrejme centrale atomike qe te na shperthejne ne dore?! Keto OJQ-te jane te mira. por nuk duhen financuar nga shteti. Boll ka shteti per te paguar pensionistet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje