FOTO LAJM/ Edi Rama proteston kundër ligjit të mbetjeve

1 Tetor 2016, 18:40Sociale TEMA
FOTO LAJM/ Edi Rama proteston kundër ligjit të mbetjeve

Ligji që lejon importin e mbetjeve nga jashtë, u kundërshtua nga shqiptarët në mbarë botën. Protesta në Tiranë nuk ishte e vetmja. Edhe në Londër, përballë ambasadës shqiptare u protestua për t’i thënë JO ligjit të mbetjeve, ose siç rëndom thuhet “të plehrave”.

Ndërsa kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur me forcë këtë ligj duke thënë se shoqëria civile është në gabim, dhe se riciklimi në Shqipëri i mbetjeve të sjella nga jashtë nuk është i rrezikshëm për shëndetin, një tjetër Edi Rama mendon ndryshe.

Ai është 25-vjeçar dhe është nga Librazhdi. Rastësi apo jo, Edi Rama që jeton në Londër, është kundër importit të plehrave.

Foton e ka bërë publike Daniel Nikolla, i riu shqiptar i cili u bë i njohur me historinë e tij në një video të UEFA-s për kampionatin europian të futbollit ku Shqipëria u përfaqësua për herë të parë.

1 komente në “FOTO LAJM/ Edi Rama proteston kundër ligjit të mbetjeve”

  1. rambo says:

    cfare eshte kjo paçavure?! Lajm apo futja kot sepse nuk e kuptoj ku eshte gazetaria?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje