Trajneri i kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, shpalli ditën e sotme listën e lojtarëve që do të ketë të gatshëm për dy ndeshjet elimintore të kampionatit botëror kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës.
Një listë e përbër nga 26-lojtarë ku ka disa ndryshime nga lista e lojtarëve që ishin grumbulluar në sfidën e kaluar kundër Maqedonisë.
Për këto dy ndeshje tekniku italian ka lënë jashtë sulmuesin Shkëlzen Gashi i cili ka qene pjese e rregullt e kombëtares shqiptare dhe gjithashtu po kalon një formë të mirë në kampionatin amerikan me skuadrën e Colorado Rapids.
Por, De Biasi u shpreh se ka vendosur që të marrë disa lojtarë të rinj që do të shërbejnë për të ardhmen, dhe që momentalisht janë duke kaluar një formë të mirë.
Dhe në këtë mënyrë italiani ka vendosur që të grumbullojë për herë të parë dy lojtarë të rinj dhe të rikthejë Azdren Llukakun.
Ata janë Liridon Latifi i cili luan me skuadrën e Skëndërbeut. Mesfushori Kosovar është një nga talentët që ka spikatur si Kategorinë Superiore ashtu dhe në kombëtaren U-21 ku ka bërë një performancë mjaft të mirë.
Eros Grezda i cili luan në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit. Talenti Kosovar luan në rolin e mesfushorit ofensiv, ku përshtatet mjaft mirë në të dyja krahët e mesfushës.
Ndërkohë Azdren Llukaku është një rikthim në kombëtare pasi ka qenë pjesë e kuqezinjve përpara tre viteve. Llukuku po zhvillon një sezon mjaft të mirë këtë sezon në Rumani me Gaz Metan ku ka arritur që në 10-ndeshje të shënojë 8 gola.
Të tre këta lojtarë shihen nga De Biasi si e ardhmja e përfaqësues shqiptare i cili në konferencën për shtyp tha. “Kam afruar të rinj si Manaj, Grezda e Latfii, të rinj të cilët janë të domosdoshëm për të ardhmen. Unë zgjedh lojtarë të përshtatshëm për projektin” tha De Biasi./Fatjon Baze, TemA TV
Genjen mor ky , dhe genjen si deficent
Ne aty do ndeshemi me Spanjen ndaj ky nuk mund te fus kalamajte kunder Spanjes
Kushedi se cfare inati ka kunder Gashit qe ky nuk e grumbulloi