Eduard Shalsi kapet keq me gazetarin e ‘’ABC News’’ duke i kërkuar urgjentisht që të kërkojë ndjesë, për keqinformimin sipas deputetit, lidhur me ligjin për plehrat dhe transparencën e tij ndaj publikut.
Pas kësaj, i mërzitur nga ajo që dëgjoi nga goja e gazetarëve gjatë deklaratës së tij, socialisti Shalsi që sapo kishte dalë nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, u turret gjithë gazetarëve:
‘’Ti je përgjegjësi të madhe! Informo mirë…’’, i ka kërkuar llogari Shalsi gazetarit, pork a ndeshur në rezistencën e të gjithëve kolegëve të tij që i kanë dalë në mbrojtje.
‘’Keni zhvilluar mbledhje të tjera me dyer të mbyllura dhe s’ka rëndësi data.’’, ka ndërhyrë gazetarja Elona Meço e ‘’Top Channel’’.
Shalsi: Gjatë këtyre muajve unë takoj cilindo që ka ndonjë gjë kundër ligjit. Ligji ka përmirësime, ka 7-8 amendamente që e kanë përmirësuar ligjin. Për asnjë moment për asnjë çast ne nuk do të tradhtonim interesat e shqiptarëve.
Gazetari: Keni bërë mbledhje më 13 korrik dhe nuk është pasqyruar.
Shalsi: Informohu mirë, edhe një herë, mbledhja e 13 korrik është pasqyruar nga mediat, kërkoi ndjesë publikut për keqinformim! Të painformuarit mos përhapin panik! Këta analistë banalë…
Prandaj dhe ju gazetarë të nderuar nëse do gjeni një lidhje, atëherë unë do thoja keni të drejtë…
Shalsi (Pasi mbaron deklaratën): Ti ke përgjegjësi të madhe! Informo mirë…!
Gazetarja: Keni zhvilluar mbledhje të tjera me dyer të mbyllura dhe s’ka rëndësi data.
Mediat vete nuk genjejne por publikojne genjeshtrat e te tjerve. Si ne rastin tend o Shals si ne rastet e tjera,dhe te gjitha paleve. Media ketu eshte mafie,nuk ka dyshim.