Trajneri i Kombëtares Shqiptare Gianni De Biasi ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për dy sfidat nga Lihtenshtejnit dhe Spanjës. Për këto dy sfida tekniku italian do të ketë në dispozicion 26-lojtarë.
Në konferencën për shtyp që u zhvillua në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit tekniku italian u shpreh se për këto dy ndeshje janë grumbulluar lojtarët më të mirë që janë në formë.
Risa e kësaj liste ashtu dhe sic ishte paralajmëruar është grumbullimi për herë të parë në kombëtaren A i lojtarëve Liridon Latifi, që aktivizohet me skuadrën e Skëndërbeut, dhe Eros Grezda që luan në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit. Gjithashtu eshte thirrur dhe sulmuesi i Gaz Metan Azdren Llukaku. Ndërkohë nuk është thirrur për këto dy ndeshje sulmuesi Shkëlzen Gashi.
Sfidën e parë kuqezinjtë do ta luajnë në transfertë përballë kombëtares së Luhtenshtejnit më datë 6-tetor, ndërsa ndeshja e dytë do të jetë ndaj Spanjës më datë 9-tetor në stadiumin “Loro Borici”./Fatjon Baze, TemA TV
Lista e lojtareve:
Portiere: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi
Mbrojtes: Nesar Aliji, Mergim Mavraj, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Frederik Veseli
Mesfushor: Ledian Memushaj, Liridon Latifi, Eros Grezda, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka, Migjen Basha,Ergys Kace, Andi Lila, Jahmir Hyka, Amir Abrashi, Odise Roshi
Sulmues: Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Azdren Llukaku, Rei Manaj