SHBA paralajmëron qytetarët e saj për protestën e nesërme, kundër mbetjeve “jo të rrezikshme”

30 Shtator 2016, 20:05Sociale TEMA

Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë që të tregohen të kujdesshëm ditën e nesërme, për shkak të protestës kundër importit të plehrave. Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, Ambasada e SHBA-së në Tiranë kërkon që të shmangen akset ku do të kalojnë protestuesit.

Por ajo që bie në sy është se SHBA i cilëson mbetjet jo të rrezikshme, dhe së dyti që protesta organizohet nga opozita.

“Ambasada e SHBA-së në Tiranë informon qytetarët e SHBA-së se partia opozitare shqiptare po organizon një demonstratë kundër importit të mbetjeve jo të rrezikshme në Shqipëri, të planifikuar për të filluar të shtunën, më 1 tetor, në orën 11:00.

Protestuesit pritet të mblidhen në afërsi të qendrës Tajvan, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të shkuar drejt ndërtesës së Kryeministrisë. Një turmë e madhe e protestuesve është parashikuar që të rëndojë trafikun. 

Ambasada nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së.

Megjithatë, qytetarët amerikanë duhet të jenë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstratë apo tubime”, thuhet në njoftim.

8 komente në “SHBA paralajmëron qytetarët e saj për protestën e nesërme, kundër mbetjeve “jo të rrezikshme””

  1. Jovan says:

    Une jam nje qytetar Amerikan dhe do te marr pjese neser ne proteste, per te mbrojtur te ardhmen e femijeve te mi nga plerat. Ju ftoj te gjitheve te bashkohemi kunder ketij ligji jo human

    1. Geri NYC says:

      Ne fakt ligji eshte human o torrollak se i jep perparesi riciklimit jo groposjes apo djegjes . Kur te mbarosh protesten neser shko protesto dhe ne Amerike,meqe ata kane dekada qe e kane kete lloj trajtimi te mbetjeve,kok patellxhan.

    2. Vini says:

      Ik ore trap se na bere me qesh. Fëmijët e tyre ne shqiperi yeah right please stay home .

  2. enter"" says:

    Hahahahaaha, shkoni ore pirdhuni ju bashke me hipokrizine tuaj.

  3. per ty Jovan ,qe kerkon te mbrosh jeten e femijeve te tu ,dhe per te gjithe jovanet gjysem ….hajvane !
    Kur ,nji ambasade si kjo amerikane ,qe gezon nji autoritet dhe eshte teper prestigjoze ,nuk mund te mendohet se gabon ,kur thote ;[jo te rrezikshme ]!
    Vete kryeministri shqiptar ,ne dalje te ndryshme publike ,ka bere me dije [per ata qe duan te kuptojne] se , ka nji ndryshim teper te madh ,nga mbetje jo te rrezikeshme ,…………qe jane te riciklueshme ,dmth,jane lende e pare per te gjitha llojet e industrive ,pothuajse, me mbetjet qe do te sillte murtaja hiroshima PD , ku ishin te destinuara …….per [groposje] ,[djegje] dhe zhdukje te ndryshme !……………por qe nuk perjashtoheshin edhe mbetje te ndryshme radioaktive dhe teper te rrezikshme !

    Mbetjet ne fjale ,te parrezikshme ,jane ; shishe te ndryshme uji ,koka kolash,etj,qe si material quhen PET .
    Dhe, najlone ,kanace alumini etj ,qe jane burim per forcimin industrial dhe punesim te nji pjese te popullates.
    Kurse nga ana tjeter ,jane nji servis i persosur qe i behet ikosistemit !
    Ata qe duhet te kuptojne ,te krahasojne ,po deshen ,kekun me byrekun,….nuk eshte e njejta gje !

  4. Ta-ipi says:

    O Jovan, do ma zesh njehere per koke o amerikan i bythhes…

  5. Shqipetar says:

    Une jam nje shtetas Shqiptaro – Amerikan; dhe neser do te jem ne proteste me familjen time. Ju bej thirje qe te gjithe te bashkohemi neser dhe te shprehim revolten popullore kunder importimit te mbetjeve ne Shqiperi. Duam nje Shqiperi te paster! Poshte korupsioni!

  6. Pellazgos says:

    Qytetare Ametikane,avash avash Minoritet dhe me vone do ta kerceni vallen e Osman Takes jo Greqisht por Anglisht, ky eshte qellimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje