Përplasja e dy makinave në një rrugë në Buenos Aires, ka shkaktuar një ngjarje deri diku edhe të pabesueshme.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, shihet se si pas përplasjes, një grua dhe një burrë, drejtuesit e dy automjeteve, përfshihen në një debat mes tyre.
Por, nuk ka vonuar shumë përgjigjia e gruas, e cila e godet tjetrin me grusht në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë. Pas kësaj, burri është ngritur sërish, ndërsa është ndihmuar edhe nga disa kalimtarë.