Ligji mbi “menaxhimin e importuar të mbetjeve”, që në gjuhë populiste përkthehet si “import plehrash”, ka shfaqur dhe njëherë degradimin e debatit publik në Shqipëri, ku ka shumë pak vend për specialistë të mirëfilltë, pasi flamurin e debatit e kanë marrë, në rastin më të mirë politikanë qartësisht të interesave jo-publike, e në rastin më të keq profanë pasionantë e delirantë, si ndoca ambientalistë, që quhen të tillë jo se janë njohës të ambientit, porse thjesht e duan atë.
Në një pozitë të vështirë e ka parë veten këto ditë përballë tyre, ajo që mund të konsiderohet “zonjë e Mjedisit”, Ornela Çuçi, e cila ia ka kushtuar një pjesë të jetës çështjeve të mjedisit dhe posaçërisht mbetjeve, kësaj sfide të madhe edhe globale.
Net më parë, ajo ishte në një panel përballë dy personazheve, me të cilët pati dhe debate, jo se ishin të së njëjtës fushë, porse njëri është i njohur si fotograf, e tjetra ka hyrë në jetën publike e njohur si poete.
Dhe kjo është ajo që më së shumti e mundon këto ditë Ornelën, e cila ka bërë bujë edhe për faktin se duke ardhur nga ajo që mund të quhet “strofulla akademike” e opozitës, UET-i, shkon dhe i del krah ligjit të qeverisë, ndonëse i ka qëndruar dhe i qëndron larg politikës.
“Unë ndihem e zhgënjyer, sidomos sesi trajtohen në këtë vend ekspertët. Madje më ndodhi në Opinion që një ambientalist më pyeti se “pse je këtu si sot?”. Ndërkohë që jam jo vetëm ambientaliste, por kam shtatë vite studime të thelluara mbi mjedisin dhe fiks për mbetjet urbane.
Dhe arsyeja pse unë flas është pikërisht sepse unë kam arsimin përkatës, kam njohjet përkatëse, kam studimet përkatëse, pikërisht për të folur mbi këtë çështje. Ndërkohë që në këtë vend del e flet gjithkush në emër të gjithëçkaje dhe asnjëherë nuk dalin të flasin ekspertët. E nga ana tjetër, ti duhet të jesh patjetër me një krah politik se ndryshe nuk bëhet”, thotë ajo për tesheshi.com gjatë një bisede.
Dhe abuzimi sipas saj nis që më termat. “Plehra” e “mbetje” mund t’i marrë politika për përdorimin e saj, por teknikisht ato janë thjesht mbetje, të cilat, si kudo në botë, i nënshtrohen një procesi menaxhues e riciklues.
“Ligji për të cilin ne jemi duke diskutuar, flet vetëm për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Pra, ka vetëm fjalën mbetje. Mbetje konsiderohen të gjitha ato materiale të cilat ne nuk kemi mundësi t’i përdorim përsëri. Dhe një përqindje e këtyre mbetjeve vlerësohen se mund të kalojnë në procesin 3R. Procesi 3R, i famshmi, është procesi më ambientalist në botë”, sqaron Çuçi.
Por a po gabon diku qeveria, të paktën sa të ndihet komode në raport me gjykimin politik, prej së cilës ëshët fshikulluar jo pak dhe nga ca media majëmprehtë kundër Ramës?
“Unë nuk jam politikane por eksperte. Ajo që gjykoj unë është se ligji, me kushtet që ka, me të gjitha ndryshimet që i janë bërë, është sot për sot ligji më i rreptë në gjithë rajonin tonë e më gjerë. Gjermania aktualisht ka një ligj jo kaq të rreptë sa tonin. Ata janë të lirë të eksportojnë dhe të importojnë mbetjet. Po le të krahasohemi me Maqedoninë fqinje. Aty ka një ligj shumë më tolerant. Ai lejon që jo vetëm të menaxhohen mbetjet urbane, të riciklohen ato, por i lejon një njeriu të jetë thjesht tregëtar i tyre ashtu dhe importues i tyre. Pra i njeh të gjitha termat.
Ndërsa në ligjin tonë duhet medoemos të jesh vetëm riciklues, me impiante që duhet të plotësosh shumë kritere për t’i pasur, mbi të gjitha të çertifikuar nga BE-ja, që të mund të merresh me importimin e mbetjeve. E jo vetëm kaq, por duhet kaluar një procedurë e gjatë burokratike. Pastaj ka dhe një kufizim të madh: fakti që, nga të gjitha pikat doganore ku do kalonin mbetjet e importuara me ligjin e mëparshëm, sot do kalojnë vetëm në tre pika.
Ndërkohë, derisa këto tre pika, nga kjo qeveri apo një tjetër që do të vijë, do jenë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme për kontrollin e tyre, do shfrytëzohet vetëm një, ajo e Durrësit, çka e bën më të lehtë për shoqërinë civile dhe për këto tjetër, të vëzhgojë apo monitorojë nga afër menaxhimin e tyre. Durrësi ja ku është. Ndërkohë, kjo qeveri ka ndërmarrë dhe një tjetër masë e cila ka të bëjë me listën e gjelbër. Qeveria e mëparshme e reduktoi atë në 25 materiale nga 100 që ishte. Ndërsa kjo qeveri e ka reduktuar në 4: dru, alumin, letër, plastikë”, shpjegon specialistja Çuçi.
Ndërkohë, kundërshtuesit e ligjit, politikë e jo të tillë, e konfondojnë këtë proces me plehrat ambienteve publike, si për ta bërë më dramatike situatën. Por a është e drejtë kjo, a kanë lidhje me njëra-tjetrën, apo është thjesht një teatër propagandistik pa asnjë bazë logjike në raport me specifikat e çështjes? Për znj. Çuçi, ligji i ndih kësaj situate, sepse është pikërisht nisja e një procesi, pra për menaxhimin dhe riciklimin e tyre.
“Nëse do vazhdojmë të mendojmë se Shqipëria do pastrohet nga komunalja me fshesë shqope, ne kemi dështuar. Shqipëria nuk pastrohet me fshesë shqope. Shqipëria ka nevojë me patjetër që të fillojë edukimin mjedisor së pari. Shqipëria ka nevojë të fillojë ndarjen në burim të mbetjeve të tyre, ku çdo njëri prej nesh të dijë se ku duhen hedhur mbetjet urbane dhe sipas llojit të ndahen.
Pra politikat e shtetit, pra po flas për shtet e jo për qeveri, duhet të synojnë dy gjëra kryesore në këtë proces: menaxhimin nga njëra anë dhe riciklimin nga ana tjetër. Por problemi kryesor nis me edukimin. Dhe do ishte mirë që çdo qeveri të fillonte paralelisht të trija proceset. Por në momentin që e para nuk bëhet, e dyta gjithashtu nuk bëhet, ta lëmë tani dhe këtë të tretën që ka nisur të bëhet që të dështojë?! Kjo është ajo që unë mbroj”.
Ajo nuk i druhet asnjë oponence që mund t’i vijë, ama nga ekspertë. Dhe është e gatshme të ballafaqohet me këdo.
“Nëse ka një ekspert në këtë vend që del e thotë që kjo vajza po ia fut kot, unë jam shumë e gatshme që të dalë e të kërkojë ndjesë publike. Por deri sa asnjë ekspert në këtë vend, nuk del të më hedhë poshtë këtë që unë po them, unë jam shumë ballëhapur me të gjithë”, thotë Ornela, e cila rezervon dhe një pyetje habitore gjysëmretorike në fund, faktin se përse nuk del të flasë, si ekspert mjedisi ama, ish-pedagogu i saj, Jamambër Malltezi?! Dhe vërtet, njeriu që në të tilla raste duhet të jetë zëri i opozitës, meqë është dhe në krye të departamentit të Mjedisit në PD, çuditërisht mungon këto ditë. /tesheshi
Nuk ke faj që ke rënë në dashuri me plerat!
Je në moshën që nuk mund të rish pa rënë në një dashuri!
Por siç thotë populli, dashuria të mer edhe mendjen edhe sytë!
Populli thotë se po të rish me plerat plerë bëhesh!
Mëshiroje o Zot!
IK MOJ INJORANTE SE NUK NA THE ASGJE.
NUK DUAM IMPORT PLEHRASH DHE PIKE.
FILLONI RICIKLIMIN E PLEHRAVE QE KEMI TANI PER TANI NJEHERE MBAS 20 VJETESH E HAPIM DEBATIN.
TANI SHKO MOS NA U HIQ SI KUR DI DICKA SE JE NJE 0.
SHQIPERIA KA FALIMENTUAR NE ZBATIMIN E LIGJIT DHE KONTROLLIT NE DOGANA DHE SI E TILL NDALIMI I IMPORTIT TE PLEHRAVE DUHET TE JET I PASHMANGESHEM PERDERISA UQERIT SI SALI BERISHA ILIR META DHE MAFIA QE I MBAN NE PUSHTET ESHTE GJALLE
SKA IMPORTIM PLEHRASH DHE PIKE. NUK KA ASNJE PERFITIM PER NE PER TE IMPORTUAR PLEHRAT NUK KA ASNSJE FAKT QE TREGOJE QE KJO ESHTE NE TE MIREN TONE. VECSE NE TE MIREN E DISA MJERANEVE POLITIKE DHE KETA PSEDUO ANALISTE QE 3-4 MUAJ ME VONE THONE O NE NA GENJYEN POLITIKANET.
SHKO MOJ SHOQE DHE MOS U BEJ SI SALI BERISHA ME PIRAMIDAD FISKALE.
Nuk mund te flas PD sepse nuk ka asnje ndryshim ne dy ligjet. Hapin rrugen e hyrjes se ndyresive te botes ne vendin tone. Jane veprime antikombetare dhe hartuesit duhet te denohen madje shume rende. Opinioni i shendoshe publik po e ben kete. Moj Zonja Ornela, je ekseprte teorike dhe me duket se nuk jeton ne Shqiperi. Lexo fjalene Edi Rames te vitit 2013 dhe do te kuptosh perse ne nuk mund te importojme asnje pleh apo mbetje pa rrezikuar shendetin e popullit dhe te tokes sone. Mos na krahaso me Gjermanine, e cila ka sistem kontrolli burokratik dhe impianteve perpunimi te mbetjeve qe nuk e ka asnje vend i botes. Vetem rruga e aprovimit te ketij ligji nga PS tregon qe brenda fshihet nje pisellek i madh. Impiantet tona duhet te punojne vetem e vetem me plehrat e vendit qe jane me shumice. Keshtu do te japin kontribut ne pastrimin e territorit qe tashme eshte ndotur kudo, ne pyje, ne bregadet, ne qytete e fasht. Bashkite mund ta ndihmojne investitoret e plehrave, duke bere grumbullimin e ndare ne qelq, ne plastike, organike etj. Mjafton te shtohen kazanet dhet te edukohet popullesia. Te lutem mos mbroni nje rruge qe do te demtoje paraqitjen e vendit tone ne arenen nderkombetare. Keto plehra e mbetje do te kalojne nga portet tona qe ne shpresojme te kalojne me shume turiste dhe jo plehra. Si eksperte dhe si shtrese e mesme duhet te bashkohesh me opinionin e shendoshe qe e don dhe e ruan kete plembe toke qe na ka mbetur.
E o shkerdhate. Asnje nuk e hap gojen per denoncimin qe i beri Italia kalimit te mbetjeve toksike ne Shqiperi.
Vetem shkelyheni te dukeni para kryeministrit kush e kush me besnik.
Plera qe duheni djegur.
Arben, po te flet nje zonje qe eshte eksperte e fushes dhe jo ndonje ronxhobonxho… Ti perveç militantizmit apo frikes tende te shpirtit te vogel nuk je gje tjeter perveçse nje hiç njesoj si une dhe pjesa derrmuese e ketij pis mileti injorant…
Perfundimisht populli eshte injorant dhe nuk ke cfare ti besh. Duhet shume kohe te gdhendet e te civilizohet, e te filloje te mendoje per gjerat me mendjen e vet e jo te ece perpara vetem me cfare degjon ne kafe…
Eshte dhe ia kane lare trurin qe ne vogeli.
Nuk e kuptoni o te mjere se plehrat jane vetvrasja,qe femijet neper breza kane per ti vuajtur.
Dhe do thone femijet tane nje dite”Prinderit dhe parardhesit tane kane qene maskarenj,servile,kriminele,bythelepires,qe masakronin njeri-tjetrin,por harruan qe ia futen vetes dhe ne te tjereve”
Jo plehra ketu,moj plehre servile ,e kapur dhe bythlepirese!
Shoqja ekperte, edhe pse me master ne shkenca mjedisi ne Evropen Perendimore dhe me vite experience ne kete fushe po prap ne Evropen Perendimore, akoma nuk e kam te qarte se ku qendron lidhja midis importit te plehrave dhe pastrimit te Shqiperise. Nuk kam lexuar nje artikull, nga ekperte apo mbetje-dashes, qe te saqroje se si importimi I mbetjeve do permiresoje cilesine (lexo: riciklueshmerine) e mbetjeve te gjeneruara ne vend.
Sot arsyeja se perse kompanite e riciklimit nuk punojne dot me mbetjet e gjeneruara ne vend eshte per shkak te mungeses e ndarjes se mbetjeve ne burim. Atehere, si eshte e mundur qe zgjidhja kerkohet tek importi i mbetjeve nga jashte, dhe jo tek stimulimi I praktikave per ndarjen e mbetjeve ne burim?
Nese ty te prishen themelet e shtepise, fillon gje te rindertosh catine per te zgjidhur problemin?
Nuk duhet ndonje ekspertize e madhe per te kuptuar qe hapi I pare ne zgjidhen e situates se mbetjeve ne Shqiperi, eshte ndryshimi I menyres se menaxhimit te mbetjeve brenda vendit: Ndarja e mbetjeve ne burim dhe zhvillimi I impianteve cilesore per perpunimin e mbetjeve (ku nuk punohet ne te zeze e nuk shtypen 17-vjecare nga fadromat). Kur keto te jene kurdisur, atere mund te mendojme per importin e akoma me shume mbetjeve nga jashte, dhe vetem ne ate rast ka vend per debat.
P.S. Qeveria e tregoi qarte qe interesin nuk e ka thjeshte tek riciklimi I mbetjeve, kur ndaloi mbledhjen e plastikes nga romet – aktiviteti I vetem ne vend qe (mire apo keq) mundesonte riciklimin me cilesi te larte te plastikes.
Nuk i mungojne ligjet Shqiperise, megjithate korrupsioni dhe hajdutlleku ka dale sheshit (me keq se plehrat). Edhe pa qene ekspert i plehrave, ne vendin e mbushur nga plehrat, logjika te thote se nuk ka vend per plehra te tjera. Ka nevoje per ekspertize kjo? Mafia e plehrave kerkon te fshihet pas ekspertizave, si kofini pas te vjelit, sepse ka bere hesapet pa hanxhine. Ore po, tek e fundit nuk do populli! Nese huk jemi ne diktature, pse nuk ja le referendumit qe te vendose? Mire ose keq, le te mbaje pergjegjesine populli per vendimin qe do te marre. Pse i ha meraku???
Plera te importuara dmth kazani eshte ketu dhe ne jemi gati te pastrojme boten pasi ata jane mbushur tej e tej dhe ju ka tepruar.Zonje fillo me pastru vendin tone ne nuk kemi nevoje per plerat toksike por jam o sigurt qe shume nga keta lovesick pleraxhinj kane marre nje dore te mire me leke dhe po bejne gati vendet dhe valixhet per te ngritur vilat.zonje e dashur back off
Nuk i duam dhe pike.
po kjo kurvica ca aspiron te behet?? apo nje grade me lart,dmth kurve oborri
Kjo ceshtja e plehrave eshte si ajo e centralit atomik per prodhim energjie.
Shqiperia nuk ka resurse manaxhimi, ska kuadro te pergatitura, baze materiale teknike, … me vjen keq por fakti qe zotrote thua qe ti je specialistja, krijon tek njerezit efekt te kundert me ate qe besoj se synon.
Eshte as me shume e as me pak nje “Gerdec” i ri.
Dhe si guxoni e mateni me Gjermani, Itali, apo kushdo tjeter?!
Jo plehrat ne Shqiperi pikë.
Te administrohet e riciklohet mbetja qe prodhojme ne, dhe nje nder pikat qe mund te synohet per Shqiptaret eshte vetem edukimi per ndarjen e plehrave qelqi, metali, ushqimet, plastika.
Ah konfondohet nuk degjohet kemi fjalen ( NGATËRROHET) qe eshte me è bukur se amo italjania jam dakorte te marrim fjale qe nuk kemi ne fjalor por kur i kemi mos i riciklojm sepse kemi gjuhen tone te bukur Shqipe se na mbyti italishtja ne gjuhen tone eh pikë e zezë lexoj artikullin e me duket italishte. Jo se jam kunder dhe biles e çmoj shume gjuhen italiane gjuha e dyte qe flase sikur te ishte e imja por mjafte po humbasim pasurin tone gjuhesore.