Gjobat për përdorimin e celularëvë në makinë do të jenë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja.
Kjo është konfirmuar sot nga eksperti i Policisë Rrugore, Ervin Dervishi i cili deklaroi në emisionin ‘Rreze dielli’ në Report TV, se propozimet për këto gjoba vijnë pas një studimi ku është konstatuar se përdoruesi i telefonit është 4 herë i rrezikuar vetë dhe gjithashtu përbën një rrezik akoma më të madh për kalimtarin dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve.
Sipas Dervishit, pjesa më madhe e aksidenteve me pasoja të rënda për kalimtarët vijnë nga drejtues që përdorin vazhdimisht celularët duke drejtuar mjetin.
“Për këtë arsye kemi propozuar me ndryshimet e reja që po i bëhen Kodit Rrugor, ashpërsimin e masave ashtu sic kemi bërë dhe për rripin e sigurimit, duke rritur gjobën nga 5 deri 15 mijë lekë të reja. Gjithashtu kemi konstatuar se, aplikimi i këtij niveli gjobe për shkelësit e rripit të sigurimit ka bërë që sot, kemi një situatë shumë herë më të mirë ku 90% e drejtuesve përdorin rripin e sigurimit, nga 30% që ka qenë dikur”, tha Dervishi, në Report TV.
Kur fletvedhe ky xhepisti sajes mos ngeltevkush p fole. Po te ishte per lighin jy tipi duhet te ishte ne burg si hajdut ordiner ne qarkullim. Mjere vendi thuaj mjere policia ne dore te kuj ra. Ky eshte vetem specualist xhepist kurr policie.
Pse duhet te jete nga 5 mijederi ne 15 mije? Pse te mos jete fiks? Duke qene fiks eleminon dhe abuzimet.
Te pergezoj o Mero qe jep gjithmone komentet dhe je objektiv. Flm