Hahn: Brukseli njeh çështjen çame, zemërohet Greqia

29 Shtator 2016, 19:20Sociale TEMA

Komisioneri i BE Johanes Hahn, në një seancë dëgjimore me eurodeputetët, ka theksuar faktin që çështja e detit, ndryshe nga sa ka deklaruar ambasadorja greke në Tiranë, njihet nga Komisioni Europian si një çështje e pazgjidhur mes dy vendeve. Hahn ka folur për herë të parë edhe për çështjen Çame, duke i dhënë një sinjal mjaft të fortë Greqisë. Ai ka deklaruar se Brukseli, çështjen çame e njeh si të pa zgjidhur ashtu siç njeh edhe çështjen e pa zgjidhur të kufirit detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Një ditë pas kësaj deklrate të komisionerit Hahn ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Greqisë, e cila ka deklaruar se çështja çame nuk ekziston, e se nuk mund të ketë negociata lidhur me këtë.

“Çështja çame nuk ekziston. Deklarata e Johannes Hahn është e pavërtetë dhe e papranueshme. Hahn të tërheqë deklaratën e tij dhe ta korrigjojë, pasi ka shkelur kompetencat e tij. Çamëria nuk ekziston, për këtë arsye nuk mund të pranohet apo negociohet’ thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.

1 komente në “Hahn: Brukseli njeh çështjen çame, zemërohet Greqia”

  1. I.Hoti says:

    Po mire..’zemerohet greqdhia’…e cfare.????/ …na plasi bitha ! Po kush pierdh ma geqdhine ! Aq sa Malten a Letonine.. Nuk jetohet ma me perralla femijesh! E huuuu ku ka arritur cvilizimi perendimor USA— EU ! Edhe greqerit e dine se USA-UE jane aleatet tane !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje