Ambicja e Postës Shqiptare: Kthimi në bankë

29 Shtator 2016, 17:46Sociale TEMA

Posta Shqiptare po kërkon tu ngjajë simotrave të saj në vendet e zhvilluara.

Drejtori i këtij institucioni Majlind Lazimi i ftuar në TemA TV thotë se kthimi i postave edhe në banka do të ishte një mundësi shumë e mirë për qytetarët.

Por Lazimi e quan këtë një sfidë për realizimin e të cilës ka mjaft vështirësi.

Por duke qenë se shembujt konkretë ekzistojnë stafi i postës po i shikon mundësitë e zbatimit të këtij projekti. Dhe shembulli i zgjedhur është ai Italian.

Projekti për ta kthyer postën edhe në Bankë që ndryshe njihet PostBank po diskutohet prej vitesh. Shtrija e shërbimit postar në të gjithë vendin bën që aksesi i qytetarëve në financa të jetë më i lartë.

1 komente në “Ambicja e Postës Shqiptare: Kthimi në bankë”

  1. shqiptari says:

    para se te mendosh kete duhet qe posta te kryeje punen e saj se kemi 25 vjet jashtre shtetit dhe megjithese paguajme letrat dhe pakot nuk arrijne ne kohe dhe me e shumta hapen dhe vidhen !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje