Amerikania e Alpeve, Catherine Bohne i lutet shqiptarëve: Sot është një ditë shumë e zezë në Valbonë, pavarësisht se qielli është i kaltër. Në rast se kjo do të ndodhë këtu, në kundërshtim të hapur me ligjin, e ardhmja është e zezë për Shqipërinë.
Mes rrëmujës së debateve në Tiranë për hashashin e plehrat, në Valbonë ka nisur shkatërrimi. Amerikania e Catherine Bohne, e cila jeton prej shumë vitesh në Valbonë lëshon alarmin për nisjen e ndërtimit të HEC-ve dhe bën thirrje për të ndalur shkatërrimin. Ajo ka publikuar sot një letër të hapur drejtuar qeverisë dhe qytetarëve
Sot në ora 8 të mëngjesit kanë mbërritur buldozerët në Dragobi dhe Maskollatë, në Parkun Kombëtar të Valbonës. Që nga ora 11.00 në male jehonte zhurma e shkatërrimit.
Veprimet e sotme janë të fundit në betejën, që nisi në janar 2016, kur u mësua për planet për të ndërtuar 14 HEC-e gjatë vetëm 30 kilometrave në lumin e Valbonës, tetë nga të cilat janë krejtësisht në brendësi të Parkun Kombëtar.
Duke ndjekur procesin formal ligjor, banorët u dorëzuan një numër ankesash zyrtare agjencive të ndryshme qeveritare, ku vunë në dukje që nga procedurat e këqia të Mjedisit, tek mungesa e informimit për publikun dhe rreziqet ekonomike që vijnë nga projektet. Në të njejtën kohë, u harxhua shumë energji në demonstrime publike për të tërhequr vëmendjen e medias dhe në shkallë vendi.
Shqetësimet e banorëve u dëgjuan dhe u mbështetën nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, të tilla si WWF, EuroNatur dhe Riverwatch, të cilat bashkuan zërat e tyre drejt institucioneve të ndryshme qeveritare në nivelet më të larta.
Për fat të keq, ka patur pak ose aspak përgjigje deri tani nga qeveria shqiptare. U pranuan zyrtarisht vetëm pak ankesa. U dërgua një përgjigje, duke iu referuar një ankese të dikujt tjetër, që nuk kishte të bënte me ankesën e dërguar.
Në asnjë rast nuk u ndërmor një veprim konkret dhe në asnjë rast nuk u dërgua ndonjë informacion i kërkuar.
Ndërkohë, duke qenë se kishin konsumuar të gjitha procedurat e duhura ligjore dhe përballë rezultateve tejet të pakënaqshme, banorët e zonës të përfaqësuar nga OJF TOKA pajtuan avokatë për të ngitur padi kundër qeverisë.
Tani kemi të bëjmë me një garë kundër kohës në Valbonë për të parë se çfarë do të ndodhë më tej. Nga një anë, kemi banorët e zonës që kërkojnë mbrojtje të mjedisit, ruajtje të burimeve natyrore dhe kulturore të Shqipërisë, që shprehin shqetësim për një zhvillim të qendrueshëm dhe të shumëllojshëm ekonomik dhë që dëshirojnë të ushtrohet procesi ligjor i duhur dhe zbatimi i legjislacioni shqiptar.
Nga ana tjetër, kemi kompanitë ndërtuese dhe, për fat të keq, edhe qeverinë shqiptare, e cila, edhe pse ka pranuar në tërësi se koncesionet nuk duhej të ishin dhënë, nuk duket se shqetësohet shumë për zbatimin e tyre.
E vërteta e thjeshtë është se këto koncesione nuk duhej të ishin dhënë, pasi pasojat e tyre do të jenë katastrofike – mbi ekonominë, natyrën dhe mbi shoqërinë civile të Shqipërisë që nuk mund të mbajnë mbi vete një tjetër shembull të korrupsionit dhe makutërisë afatshkurtër që triumfojnë mbi arsyen e thjeshtë të shëndoshë.
Rezultatet afatgjata të këtyre zhvillimeve do të ishin tragjedi ekonomike dhe mjedisore dhe një çmim shumë i lartë do të paguhej nga brezat e ardhshëm.
Ndërkohë që kuptohet se ndërtuesit nuk merakosen fort për këtë çmim, të vjen keq të konstatosh se qeveria shqiptare duket se nuk ndjen as brerje ndërgjegjeje dhe as përgjegjësi, as për barrën që i ngarkohet të ardhmes, as për zgjedhjet që mund t’u mohohen brezave që vijnë.
Ndonëse është vonë, ende nuk është tepër vonë. Tani është koha e duhur. Në rast se dëgjohet zëri i arsyes, ai duhet të dëgjohet tani.
Bëje zërin tënd të dëgjohet!
Dita e sotme është një ditë shumë e zezë në Valbonë, shumë e zezë pavarësisht se qielli është i kaltër dhe moti i shkëlqyer, pasi, në rast se kjo do të ndodhë këtu, në kundërshtim të hapur me ligjin, e ardhmja është e zezë për Shqipërinë.
Unë kam ardhur këtu sepse e dua Shqipërinë siç e gjeta dhe besoj se Shqipëria është më e mirë se ajo çka po ndodh tani. Sëbashku mund të kërkojmë diçka më të mirë.
Një nga amerikanët më të shquar, Thomas Jefferson, ka shkruar dikur:
“Nëse ndonjëherë do të vendosja që të kemi një qeveri pa gazeta apo gazeta pa qeveri, nuk do të hezitoja asnjë çast për të zgjedhur të dytën”.
Kjo, pasi ai kishte kuptuar se gazetat, që sot i quajmë “media” ishin zëri i popullit, kërkesa për drejtësi, kërshëria e pashuar që të kemi një botë më të drejtë, më transparente.
Po u shtoj edhe diçka këtyre që shkrova. Ka kaq shumë argumenta për të ndaluar këto zhvillime dhe për të patur një bashkëbisedim inteligjent se si të zgjidhim situatën e tmerrshme që kemi trashëguar të gjithë bashkë.
Qeveria pretendon se nuk mund të bëjë asgjë, pasi e ka “trashëguar” problemin. Po kush, në fund të fundit, do ta trashëgojë shkatërrimin e Valbonës?
Me dashuri nga Valbona
Catherine
Ne jemi popull i vdekur, moj motër!
Askush nuk ta var. Ik andej nga ke ardhur me mire. Ky vend eshte pronë e keture qelbesirave te politikes. Dhe ne shitemi per nje copë bukë.
As 100 veta nuk do te behen bashke per te protestuar. Jemi populli me kot qe kam njohtur unë.
Hajde se me mire do behet,do behet liqen dhe pastaj do ta shohim Valbonen me polombar.
Duket se ne kete vend s’ka me as shprese,per 5 leke te qelbura qe do fitojne tani keta mafiozet,shkaterrojne cdo pasuri natyrore,sdi ca te thuash me!!!
Me kete artikull kam idene se vetem shqiptaret ne mergim e kuptojne me te vertete kete katastrofe. Ata qe jane aty brenda kufirit shqiptare nuk klasifikohen ne njerez dhe prandaj me vjen keq per kete zonjen per sakrificen e saj. Respekte per ket zonje!!!
eshte e pa pranushme te ndertohet hidrocentral ne lumin me te paster te europes dhe perlen e bukurise mbare shqipetare , humbja eshte drastike si ne turizem si demtimi i pa rekuperushem qe do i behet natyres,atje do ndertojne hece private te fitojne leke ata qe nuk kan lidhje me banoret zonen,, malsor mblidhuni bashkohuni merrni dhe armet po te jet nevoja nqs vijne forca policore tregojuni qe ato troje i keni ruajtur me shekuj nga te huajt dhe te vjen shqipetari dhe te shkaterron te ardhmen e fimijeve tuaj,, pastaj si shqipetar si i huaj kur te vjen me force te dhunon te debon nga trualli jot , nuk e kuptoj dallimin….
S’ka qeveri qe i ben balle nje populli kur bashkohet. Kur shqiptaret t’a kuptojne kete, s’do kete mbetur me popull per t’u bashkuar!!!
jane ne terezi keta bastarde, shkateruan ç’do gje qe natyres i jane dashur miliona vjet per ta krijuar, e perse per korent, kur fare mire mund ta marresh nga dielli dhe mullinjte e eres, pa e demtuar natyren dhe shume te lehta per tu zhvendoqsur perseri nqs teknologjia avancon , kete beri ai qoftelargu plaku i viçidolit kete po ben edhe ky gjatoshi i rilindjes qe nuk i anullon ato konçesionet e leshuara nga plaku mere i viçidolit, qe te dy jane fajtore per kete masaker qe po i behet vendit dhe natyres shqiptare.
I plasi bytha psikopatit corapekuq. Po koncesionet? Perqindjet??? Nuk jane me te rendesishme.
NE SHQIPERI NUK KA AS QEVERI ,AS MEDIE E LIRE ,TE GJITHE BASHKEPUNOJNE ME NJERI TJETRIN ,KETE MIZERJE E KEMI PESHQESH NGA KOMUNIZMI I CILI KRIJOI NJERIUN E RI .
Te ngrihemi ne kembe te gjithe, si popull, dhe te ndalojme kete tragjedi shekspiriane qe mafia po i ben vendit tone, natyres tone!!
Qeverite ikin e vijne, por demi qe po bejne do jete pergjithmone. Kjo eshte katastrofe si per natyren edhe per ekonomine, pasi pasuria me e madhe qe ka vendi jone eshte pikerisht natyra. Pse eshte e varfer Shqiperia? Sepse ne jemi popull driteshkurter, qe shohim vetem interesin personal e mendojme si te rregullojme jeten tone sot. Politikanet, pjese e ketij populli driteshkurter, mendojne si te pasurohen sa me shume e te jetojne ne luks ata e familjaret e tyre. Harrojne qe nuk do jetojne pergjithmone, por i shkaktojne deme katastrofale Shqiperise e nuk e lene te ngreje kurre koken nga varferia. Dhe ne i lejojme me indiferentizmin qe na ka karakterizuar gjithmone. Boll me ankesa per qeverine, faj kemi te gjithe qe i lejojme keto gjera te ndodhin, Duhet te bashkohen te gjithe e te dalin rrugeve duke protestuar papushim deri sa te behet ajo qe ne duam!
Shko moj bej shuren na trgon surati jot si te jetojm
Qenke gomar me brire o hajvan!
Apo je politikan plehrash?
Mizerje!
Eshte thjesht e pakuptueshme cfare lesh populli jemi!
Po deshem te behemi shtet duhet te cojme 2 500 000 shqiptare jashte pergjithmone dhe te marrim njemije amerikane!
Ne kemi mbaru si popull!
Durum Doktor Mortjen tash duhet me duru Piktorin e shkarravinave !
Nga kaka ne mut!
Keta jemi, shumica e meriton te perfaqesohet nga llumi!
Shqiperia ka mjaf hidroçentrale per aq sa ka nevoje vendi per energji elektrike. Keto hidroòentrale duhet te luajne rolin e erezerves dhe energjia per ekonomine duhet te prodhohet nga energjia djellore. Nje qeveri inteligjente duhet ta kishte menduar qe ne ardhjen e saje, por deri tani nuk te jep shprese. Vendin nuk i duhet me shume se pes vjet per te prodhuar mbi normat e duhura energji djellore. Kosto e prodhimit te energjise djellore eshte rreth 30% me e lire se hidroçentralet. Shqiperise nuk imungon siperfaqa e duhur per shfrytesimin e rrezeve djellore. Te vendoset ligji qete mos shfrytezohet toka buqesore per shfrytezimin e rrezeve djellore per energji. E them kete se ka ndodhur ne Pulia te Italise. Kan prere ullinjt per te dhene token me qera, per shfrytezimin e rrezeve djellore.
Qeveria shqiptare duhet te stimuloje popullin 50-60% kush shfrytezon rrezet djellore. Ky buxhet del nga nga kursimi qe do beje shteti per te blere energji jashte vendit ne kohe krise dhe shitjen qe do prodhoje mbi nevojat.
Behuni te gjithe marshoni drejt Tiranes.
EPRA ky esht kapitalizmi ky esht njeriu i lir qe ben si i do trapi , kjo esht bukuria kti sistemi qe lavdin e marin kriminelet mashtrusit hajdutet dhe te pa moralshmit , deri tani amerika dhe europa investoj 25 vjet me ojqet per ta degjeneru dhe ndryshu ket popull dhe ja ka arrit qellimit , tani po merni frutet,ky esht njeriu modern europian dhe i pa parashikushem siç na deshiroj ameerika dhe europa jemi ber , por siç ishim para 90tes nuk bohemi kurr me se i vetmi njeri qe e vuri ne rresht ket popull dhe i beri njerez me dru ai vdiq , nuk lind tjetr njeri nena si ai diktatori te na fusi prap ne vath ne shqiptarve harroeni. ai do mbahet mend ne histori si burri me i fort i kti vendi. tani ne nuk pjerdhim me as per shtet as per ligje .