Banorët e Tropojës paralajmërojnë protesta masive në Tiranë javën e ardhshme, ndërsa fillimi i punimeve për ndërtimin e hidrocentraleve të shumë debatuara mbi zemrën blu të Alpeve Shqiptare ka shkaktuar lot dhe zemërim te vendasit.
Nga Ivana Dervishi
Prej 14 shtatorit, kur te banorët e Tropojës u përhapën fjalët se punimet për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbonë do të nisnin së shpejti, ata bënë sytë katër dhe filluan të ruanin rrugën në pritje të mbërritjes së makinerive të rënda të ndërtimit.
Të mërkurën, më 28 shtator, dy javë më pas, një banor i zonës i cili po dërgonte vajzën në shkollë nxitoi të jepte lajmin që shumë nga banorët e konsiderojnë si ogurzi: buldozerët kishin mbërritur.
E pakët në numër, popullata e zonës e cila preket më së shumti nga ndërtimi i 14 HEC-eve që qeveria shqiptare ka dhënë me koncesion gjatë dekadës së fundit, u mblodhën për të diskutuar mënyrën më efektive të reagimit.
“Ne ishim 20 njerëz kundër 20 buldozierëve,” tha për BIRN Catherine Bohne, amerikania e martuar në Valbonë, e cila prej tre vitesh udhëheq rezistencën e banorëve vendas kundër projekteve energjetike.
E alarmuar dhe me duart që i dridheshin, përpara se energjia të shkëputej duke izoluar banorët nga mjetet e komunikimit, aktivistja amerikane Bohne nxitoi të dërgonte pak rreshta të një letre S.O.S për zhvillimet e fundit katastrofike të cilën e nënshkroi “me dashuri nga Valbona”.
“Sot, në orën 8 të mëngjesit, buldozerët u pozicionuan në rajonin e Dragobisë dhe Maskollatës në Parkun Kombëtar të Valbonës. Në orën 11 po atë mëngjes, malet oshtinin nga zhurma e shkatërrimit”, shkroi Bohne në letrën të cilën e shpërndau për mediat, ambasadat e huaja në Shqipëri dhe organizatat mjedisore vendore dhe ndërkombëtare.
“Sot është një ditë shumë e zezë në Valbonë, një ditë shumë e zezë – pavarësisht qiejve blu dhe motit të mirë –për Shqipërinë, sepse nëse kjo mund të ndodhë këtu, në shkelje të hapur me ligjin, atëherë e ardhmja është e zezë për Shqipërinë”, lexon letra.
Aktivistja amerikane i tha BIRN përmes një interviste në telefon se fillimi i punime vepër hidrocentralet ishte një lajm katastrofik për banorët dhe se ata nuk do ta pranonin këtë fat ogurzi që vjen si mungesë e vizionit të qeverisë për pikën më tërheqëse turistike të Shqipërisë.
“Me ndërtimin e HEC-eve mbi lumenjtë më të çmuar që ka, Shqipëria po pret fytin e saj, ndërsa i heq banorëve të zonës turizmin si e vetmja shpresë,” tha për BIRN me zë të dridhur dhe e përlotur aktivistja dhe mikesha e Valbonës, Catherine Bohne.
“Ne do të mblidhemi të gjithë së bashku të reagojmë TANI sepse nuk mund të lejojmë që gjërat të vazhdojnë më kështu,” shtoi ajo duke paralajmëruar zhvendosjen e protestave në kryeqytet gjatë javës së ardhshme.
Banorët e zonës të cilët pretendojnë se u është shkelur e drejta e konsultimit gjatë procesit kërkojnë transparencë pasi klauzola e konfidencialitetit në koncesionet e qeverisë, i kanë bllokuar atyre çdo informacion për 14 HEC-et.
Të asistuar nga OJQ-ja “Toka”, ata i kanë kthyer shpresat gjithashtu nga rruga ligjore duke pajtuar një avokat për të shqyrtuar mundësinë e ngritjes së një padie kundër shtetit shqiptare.
Sipas Bohne, disa diplomatë të huaj i kanë kthyer përgjigje letrës së saj të hapur duke i siguruar banorët se çështjen do ta diskutojnë në tryezat e përbashkëta me qeverinë.
“Ne e dimë që drejtësia është në anën tonë… ndaj kërkojmë që të takohemi me zyrtarët për të gjetur një rrugëzgjidhje që ofron vizion ruajtës për vlerat e Shqipërisë”, tha Bohne.
“Jemi shumë të revoltuar nga e gjithë kjo situatë,” tha për BIRN Alfred Selimaj, kryetari i Shoqatës së Akomodimit në Valbonë, i cili që prej vitit 2005 është përfshirë në industrinë turistike të luginës.
Tritolin buldozereve,ska zgjidhje tjeter!!!!
Tritol=Buldoze
Ku eshte kjo dreq opozite qe ben me shume zhurma per parkun e liqeni se sa per parkun natural me te bukur qe ka Shqiperia. Pse nuk jane deputetet e PD ne Valbone sot? Apo e kishin problemin me Erion Veliajn ne fakt, dhe jo me parkun.
Turp per qeverine dhe mjere ne per opoziten. Nuk jam nga Tropoja, dhe nuk e di a do kem rastin te shkoj ne Valbone, por bukurite e luginës se Valbones ekzistojne pavaresisht nga mua dhe jane pasuri kombetare. Edhe pa shkuar fare atje, me kënaq mendimi qe turistet vizitojne vendin tone per aresye edhe te luginës se Valbones.
“Edhe nje lumë që kishim, na e dogjen gjermanët.”
Por fajet I ka Enveri edhe per kete. Mbetën njerezit duke u marre me kufomen e Enverit dhe nuk po gezojne dot të tashmen. “Po prishin Valbonën? E kujt i plasi per Valbonën. Ju mor ju. Ju komunista te qelbur, ju enveriste te ndyre, qe na moret pushtetin neve demokraterve, dhe une humba punen ne Bashki dhe policine rrugore. Ku te vjedh une tani? Ore ju vidhni sa te doni, po me mua ç’patet?”
Prandaj te nderuar komentues kane mbetur vetem ata banoret e varfer te Valbones. Te braktisur nga qeveria, te harruar nga opozita. Domosdo, Skypion Sulo Gradeci nuk ka kohe. Eshte I zene me kujdesin ndaj Berishes. Çdo pushtetar e ka nga nje Sillo. Edhe Saliu e ka Sillo Gradecin e tij.
Por si gjithmone shpresa mbetet tek te huajt te shpetojne Valbonën, sepse ata e duan me shume nga ne. Kemi kryeministrin dhe artist pale. Por e harxhon artistllekun per batuta me Zhozefinen. Nuk ka kohe te mendoje edhe per Tropojen. Prandaj eshte fatkeqesi per nje popull qe nuk ka opozite kunder qeverise. Opozite me Berishen dhe Bashen? Me Bashen? Puuuu puuuu puuuuu.
Tritolin buldozereve eshte nje zgjidhje e perkoshme, nuk pjell me Avni Rustema Shqiperia se tritolin ose plumbin e meritojne politikanet e plehrave, kriminelet mafjoze qe i pine gjakun Shqiptareve.
Organizoni ndonje peticion online, jam e sigurt qe ka shume njerez qe do e nenshkruanin.
Veruni zjarrin dhe jepjani Likes per Skrap beni ndonje lek.
Cohuni njerez se po ju perdhunojne natyren edhe bashke me te edhe te ardhmen tuaj edhe te femijeve tuaj. Nuk ka rrendesi nese jeni te PD apo PS, mysliman apo te krishter, por cojuni edhe merrini me shqelma te gjithe keta pushtetar edhe bashke me ta firmat fantazma te tyre. Nuk ka zhvillim duke sjelle plehrat e gjithe botes edhe duke masakruar natyren, edhe bashke me natyren edhe njeriun.
Shqipëria ka rënë pre e banditëve.
Mbrojeni Valbonën , këtë pasuri natyrore të paçmuar nga çakenjtë e harbuar.
Keto qeveri te ndyra qe kemi ne. Perzene nga shqiperia njerezit e ndershem e punetor, dhe favorizojne injorantet dhe dembelet. Ju vuajtshin sa me shume ata qe doni me shume. Fare e ndyre. Te gjithe halera paskeni qene. Vetem per te vjedhur kete popull.
Grigor!opozita kur ka qene ne pozite i ka dhene lejet me sa di une.