Debati mes një kleriku islamik dhe një juristi, është kthyer në një sherr qesharak gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv në Egjipt.
Myftiu australian Mostafa Rashid deklaroi se mbajtja e shamisë nga gratë myslimane është një traditë kulturore dhe nuk ka aspak lidhje me detyrat fetare.
Por, një deklaratë e tillë duket se nuk është pritur mirë nga juristi egjiptian, Naboih al-ëahsh, i cili ka hequr këpucën dhe ka nisur të godasë myftiun gjatë transmetimit direkt.
Rashid është mjaft i njohur për deklaratat e tij kontraversiale në lidhje me fenë islame.