Një grua 73-vjeçare është djegur e gjallë në një turrë drush, pasi akuzohej se ishte shtrigë, në pyjet e Amazonës në Peru.
Rosa Villar Jarionca u gjykua nga 40 burra, të cilët e dënuan me vdekje, me akuzën se ishte shtrigë dhe magjistare.
Fshatarët e një tribuje të izoluar Amazonase, e dogjën viktimën për tri ditë me radhë, deri kur policia mbërriti në fshat dhe nisi të hetonte atë çka kish mbetur prej Jarionca-s 73-vjeçare.
Sipas prokurorit të distriktit Puerto Bermudez, ata mundën ta identifikonin gruan vetëm nëpërmjet një kocke, e cila kishte mbetur thuajse krejtësisht e paprekur.
Prokurori shtoi: “Ne gjetëm ato çfarë dukeshin të ishin pjesë plotësisht të djegura të trupit të një njeriu. Dyshojmë se e kanë djegur për tri ditë rresht, pasi vetëm kështu mund të zhduken të gjitha mbetjet e trupit.”
Ndërkohë, një video është publikuar, e cila tregon një person teksa i vendos shkrepsen gruas, që më pas përfshihet nga flakët.