De Biasi: Synojmë vendin e tretë në grup. Ja pse nuk e grumbullova Gashin

1 Tetor 2016, 11:40Sociale TEMA

Pas publikimit të listës së lojtarëve që do të ketë të gatshëm për ndeshjet ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës, De Biasi foli në konferencën për shtyp për grumbullimin e lojtarëve të rinj si Grezda dhe Latifi si dhe lënien jashtë të sulmuesit Shkëlzen Gashi.

De Biasi u shpreh se për këto dy takimi ka grumbulluar  lojtarët që janë në formën e tyre më të mirë.

Italiani theksoi se synimi i kombëtares shqiptare është që të arrijë të renditet në vëndin e tretë në tabelën e klasifikimit ku ndeshjet kryesore për të janë sfidat ndaj Maqedonise, Izraelit dhe Lihtenshtejnit.

“Ndeshjet e rëndësishme për ne janë ato me Lihtenshtejnin, Maqedoninë e Izraelin, si fillim të përqendrohemi te këto, pasi ndeshjet e tjera kanë histori në vetë. Udhëtimi drejt Rusi 2018 është shumë i vështirë për ne, duhet ta bëjmë sa më pak të komplikuar të mundshëm. Gjërat më të rëndësishme i bëjmë kur jemi të përqendruar, për mua e rëndësishme është të bëjmë sa më mirë ndaj Lihtenshtejnit, pasi ne duhet të bëjmë pikë. Kur duam të bëjmë pikë nuk është e thjeshtë për ne. Ne mbajmë nën kontroll të gjithë lojtarët që janë dhe mundohemi të zgjedhim kush është më mirë dhe kush nuk është”

Ndërkohë, Italiani foli dhe për risitë e reja të listës së grumbullimit të lojtarëve.

“Kam folur këto ditë me Gashin, ishte i gatshëm të vinte për këto ndeshje, por bëra zgjedhje të tjera Kam afruar të rinj si Manaj, Grezda e Latfii, të rinj për të ardhmen. Unë zgjedh lojtarë të përshtatshëm për projektin” perfundoi Italiani./Fatjon Baze, TemA TV

 

2 komente në “De Biasi: Synojmë vendin e tretë në grup. Ja pse nuk e grumbullova Gashin”

  1. Raimonf vlonjati says:

    Ky qenka palaco fare

    Sic duket ky ka frike se Gashi mund ti shenoje gol Spanjes ?

    Gashi esht ne super forme dhe keto dite u shpall ne 11 -teshen me te mire te Amerikes per muajin qe shkoi , ndersa ky nuk e mer ne formacion

    Dikush duhet ti flasi ketij qelbesires Trainer , se nuk mund te grumbulloj lojtare koti si ara te rinjte ne ndeshjen kunder Spanjes dhe te kere jashte lojtaret e pjekur , me eksperience dhe ne super firme

    Justifikimet qe thote ky halabaku De Biazi , jane qesharake fare

    Ky trainer esht nje ndyresire dhe duhet larguar sa me shpejt nga kombetarja

  2. enter"" says:

    Mos u ktheni ne Shqiperi po humbet te enjten me nje ekip amator.
    Se ju shquheni per te qene kryenecer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje