Kukësi ka arritur të marrë tre pikë mjaft të rëndësishme në fushën e saj në “Zeqir Ymeri”, duke mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 skuadrën e Partizanit.
Një fitore e rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga Ernest Gjoka e cila tashmë kalon në renditje skuadrën e kuqe.
Një disfatë e rëndë kjo për Partizanin që nuk po arrin dot ende, të jetë në nivele të larta në këtë kampionat.
Pas kësaj humbje pozitat e trajnerit Italian, Adolfo Soromani, janë në rrezik pasi ende nuk po arrin që të kthejë Partizanin tek rezultatet positive.
Edhe në këtë takim tek 15-herë kampionët e vendit, u vu re mungesa e një sulmuesi që arrin të bëjë diferencën, ndryshe nga Kukësi që ka në gjirin e saj një golashënues si Pero Pejic i cili shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 47-të të pjesë së dytë.
Një fitore e rëndësishme për veriorët që tashmë ngjiten në vendin e dytë me 9-pikë të grumbulluara, duke lënë pas Partizanin në vendin e tretë me 8-pikë.
Një humbje që duhet të shkundë mirë skuadrën e kuq që duhet të rikthehet sa më shpejt tek rezultatet positive./Fatjon Baze, TemA TV